Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,579 ▲ +0.74% ETH $2,153 ▲ +0.53% XRP $1.4373 ▼ -0.02% SOL $89.8700 ▲ +0.83%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Behgjet Pacolli: Ja çfarë bisedova me kryetarin Basha mbrëmë në shtëpinë time

ppppPolitikani dhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka rrëfyer sot se çfarë ka diskutuar mbrëmjen e djeshme me kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Bashën, të cilin e kishte ftuar në shtëpinë e tij gjatë vizitës që ai po zhvillon me krerët e qeverisë dhe politikës në Kosovë.

”Kosova ka probleme të mëdha pse i mungojnë institucionet, pse nuk arrin të tërheqë investitorë të huaj, pse nuk ka zhvillim ekonomik, pse i mungon vetëdijësimi i qytetarit për ndryshim. – Këtë i thashë mes të tjerave mikut tim, kryetarit të opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha gjatë një takimi të mërkurën në mbrëmje në shtëpinë time,” – shkruan Pacolli. – ‘Zhvillimi ekonomik është si ndriçimi në një mjedis problematik. Kur nuk ka zhvillim ekonomik, problemet e tjera si mungesa e institucioneve, e demokracisë sikur theksohen, ashtu sikundër nëse do të kishte zhvillim ekonomik, problemet e tjera do të ndiheshin më pak”, – nënvizon ai.

Më tej, ai tregon: “Nga ana e tij, kryetari Basha më njohu me vështirësitë që po kalon Shqipëria, duke konsideruar korrupsionin si problemin më të madh të shoqërive tona. Kryetari Basha më bëri një ekspoze të gjithë zhvillimeve të fundit në politikën e Shqipërisë dhe më përcolli ndjeshmërinë popullore, që sipas tij ”ai po e prek në takime të shumta anembanë vendit”.

E njoha gjithashtu Lulzim Bashën, me mesazhet e shumta të inkurajimit që më vijnë nga qytetarët për t’u kthyer fuqishëm në politikën e Kosovës. Mora prej tij si të gjitha herët e takimeve tona vëllazërore, mbështetjen e tij dhe të Partisë Demokratike që ai udhëheq.

Sot kryetari Basha nis gjithë takimet e tjera në një vizitë zyrtare në Kosovë,” përfundon politikani kosovar.

1 Koment

  • UROSH LESHI 10 March 2016, 17:34

    Me shpirt si Katran!
    Pa na del dhe luli
    Na ben Kompromise
    Na shet per te trashe
    Nje tipik Lamash!…
    Na Ktheu Shqiperine,
    Na ktheu Qeverine,
    Me Bllok ne Dore…
    Vend per Kamorre!…
    Ben be e rrufe,
    Se punon per ne;
    Me cizme Hajdut,
    Aq shume Para,
    Nuk ka ku i fut!…
    Vile ne Gji te Lales,
    Gurore Holand
    Shtepi ne Tirane,
    Hajdut i pa pare!…
    Ne e vume ne Krye
    Te na qeverise,
    Po ky s’paska lene
    Pa vjedhur si Pis!…
    Na ndertojne Rruge
    Rruge e trotuare
    I ndertojn per vehte
    Vjedhin ashiqare!…

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.