🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,444 ▼ -0.35% ETH $2,245 ▼ -0.02% XRP $1.2478 ▼ -0.46% SOL $95.8500 ▼ -1.14%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

Në media është raportuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidat për president të Kosovës.

Deri më tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga Sejdiu, Kurti apo Abdixhiku për këto raportime, ndërsa as LVV-ja dhe LDK-ja nuk kanë konfirmuar një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, emri i Sejdiut ka nxitur reagime të analistëve dhe figurave publike, të cilët kanë vlerësuar profilin e tij, por edhe kanë ngritur pikëpyetje për mënyrën se si mund të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, e ka vlerësuar lart figurën e Sejdiut, duke theksuar përvojën e tij në drejtësi, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.

Peci ka përmendur faktin se Sejdiu ka qenë profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ambasador dhe udhëheqës misioni në Ankara e Nju Jork, si dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Pecit, kjo përvojë përfshin dy prej fushave kryesore të përgjegjësisë presidenciale – politikën e jashtme dhe rendin kushtetues.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet se Sejdiu është figurë e njëanshme apo partiake, duke përmendur se kur ishte zgjedhur gjyqtar i Kushtetueses, vetëm grupi parlamentar i Vetëvendosjes kishte votuar kundër tij.

Edhe ish-deputeti Ilir Deda e ka vlerësuar pozitivisht figurën e Bekim Sejdiut. Ai ka thënë se Sejdiu do t’i bënte nder Kosovës nëse do të zgjidhej president.

Deda e ka përshkruar atë si një figurë me integritet të lartë intelektual, njohës të politikës së jashtme dhe interesave të Kosovës, si dhe mbrojtës të Kushtetutës.

Ai ka shprehur shpresën që emri i Sejdiut të mos përdoret për “lojëra partiake”, por të jetë pjesë e një zgjidhjeje përfundimtare mes LVV-së dhe LDK-së.

Në anën tjetër, analisti Shenoll Muharremi ka ngritur dyshime se propozimi i Sejdiut mund të jetë pjesë e një skenari politik të Kurtit ndaj LDK-së.

Sipas Muharremit, nëse kandidatura e Sejdiut nuk arrin të sigurojë konsensusin e nevojshëm brenda LDK-së, përgjegjësia për dështimin mund t’i mbetet kësaj partie.

“Kur në fund të dështojë marrëveshja, narrativa veç është gati: ne e propozuam kandidatin, por LDK-ja nuk i siguroi votat”, ka shkruar Muharremi, duke paralajmëruar se dështimi i procesit mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Ndërsa juristi dhe ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së Sejdiut në një proces politik që, sipas tij, mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Demhasaj ka thënë se është e vështirë të besohet se një jurist me përvojën e Sejdiut do të pranonte kandidaturën në një proces ku, sipas tij, janë shkelur afatet dhe procedurat kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se, sa i përket përgatitjes profesionale, përvojës dhe kredibilitetit, Sejdiu është figurë që mund ta përfaqësonte me dinjitet institucionin e presidentit.

“Presidenti duhet të jetë garant i funksionimit kushtetues të institucioneve, jo produkt i një kompromisi politik që vetë mund të vihet në dyshim nga Kushtetuta”, ka shkruar Demhasaj.

Çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet një nga zhvillimet kryesore në skenën politike, ndërsa mbetet të shihet nëse emri i Bekim Sejdiut do të konfirmohet zyrtarisht dhe nëse do të sigurojë mbështetjen e nevojshme politike./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.