🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▲0%
ARI 4,530 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,885 ▲ +0.84% ETH $2,505 ▲ +2% XRP $1.4116 ▲ +0.89% SOL $105.8200 ▲ +0.43%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▲0 % ARI 4,530 ▲0 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▲0 % ARI 4,530 ▲0 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Prishtina shkëlqen në derbi, e mposht Llapin 4:0




August 30, 2026

Prishtina shkëlqen në derbi, e mposht Llapin 4:0


Prishtina ka shënuar një fitore të thellë në derbin e xhiros së tretë të AlbiMall Superligës, duke e mposhtur Llapin me rezultat 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra kryeqytetase e nisi ndeshjen furishëm dhe kaloi në epërsi që në minutën e dytë. Ishte sulmuesi nga Senegali, Assane Diatta, që shënoi për 1:0 pas vetëm dy minutash lojë.

Prishtina vazhdoi të kontrollonte ritmin e ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë epërsia e saj u bë edhe më e theksuar.

Në minutën e 63-të, Albin Krasniqi realizoi një supergol për 2:0, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të rehatshëm.

Vetëm tetë minuta më vonë, Diatta shënoi sërish. Sulmuesi senegalez realizoi golin e tij të dytë personal në këtë takim për 3:0.

Prishtina nuk u ndal me kaq. Në minutën e 84-t, Arjanit Fazlija e gjeti rrjetën për 4:0 dhe vulosi fitoren bindëse të kryeqytetasve.

Me këtë triumf, Prishtina regjistron fitoren e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë edicion të Superligës.

Ndeshja e xhiros së dytë ndaj Dritës nuk është zhvilluar për shkak të angazhimit të skuadrës gjilanase në garat evropiane dhe do të luhet në një datë të mëvonshme.

Në anën tjetër, për Llapin kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.