🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,686 ▼0.33%
DOW 53,186 ▼0.7%
NASDAQ 26,371 ▼0.12%
NAFTA 86.31 ▲0.64%
ARI 4,497 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,991 ▲ +0.42% ETH $2,479 ▼ -0.08% XRP $1.3868 ▼ -0.56% SOL $103.6700 ▼ -0.73%
S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 86.31 ▲0.64 % ARI 4,497 ▲0.35 % S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 86.31 ▲0.64 % ARI 4,497 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Bota

Ebola vijon të përhapet në Kongo, mbi 2.800 viktima

Epidemia e virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos vazhdon të përkeqësohet, ndërsa numri i viktimave ka tejkaluar 2.800. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar mijëra raste të konfirmuara në disa provinca të vendit.

Të dhënat e fundit, të publikuara të dielën nga Ministria e Shëndetësisë, tregojnë se numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 5.945, të shpërndara në gjashtë provinca.

Nga personat e prekur nga virusi, 1.327 janë shëruar, ndërsa 896 pacientë të konfirmuar vijojnë të jenë në izolim ose po marrin trajtim në spitale.

Epidemia është përhapur në 60 zona shëndetësore në provincat Haut-Uele, Ituri, Kivu i Veriut, Kivu i Jugut, Bas-Uele dhe Tshopo. Shpërthimi u shpall zyrtarisht në mesin e muajit maj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e llojit Bundibugyo të virusit Ebola, duke theksuar se ai po evoluon me ritme të shpejta dhe vazhdon të transmetohet.

Sipas OBSH-së, shtimi i rasteve dhe zgjerimi i zonës së prekur gjatë tre muajve të fundit përbëjnë shenja të një “rritjeje të konsiderueshme” të përmasave të epidemisë.

Në përpjekje për të frenuar transmetimin, qeveria kongoleze nisi javën e kaluar një fushatë vaksinimi. Në fazën e parë, vaksinimi po fokusohet te punonjësit shëndetësorë dhe personat që ndodhen në vijën e parë të përballjes me epideminë.

Mjeku Richard Kitenge, i cili është pjesë e ekipeve që po punojnë në terren, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve në luftën kundër virusit.

Sipas tij, respektimi i masave parandaluese, bashkëpunimi me ekipet shëndetësore dhe raportimi në kohë i rasteve të dyshuara janë vendimtare për gjurmimin e virusit dhe reagimin e shpejtë ndaj rasteve të reja.

“Ebola nuk do të mposhtet me magji. Për ta ndalur atë nevojitet mbështetja dhe përfshirja e komunitetit”, deklaroi Kitenge gjatë një prononcimi për gazetarët në provincën Ituri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.