☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,372 ▼1.62%
DOW 45,177 ▼1.7%
NASDAQ 20,961 ▼2.09%
NAFTA 99.77 ▲5.6%
ARI 4,551 ▲3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,988 ▼ -3.83% ETH $1,994 ▼ -2.74% XRP $1.3282 ▼ -1.47% SOL $82.7200 ▼ -3.58%
S&P 500 6,372 ▼1.62 % DOW 45,177 ▼1.7 % NASDAQ 20,961 ▼2.09 % NAFTA 99.77 ▲5.6 % ARI 4,551 ▲3.23 % S&P 500 6,372 ▼1.62 % DOW 45,177 ▼1.7 % NASDAQ 20,961 ▼2.09 % NAFTA 99.77 ▲5.6 % ARI 4,551 ▲3.23 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Beleri flet nga qelia: Në Himarë nuk ka luftë etnike, e fryjnë qëllimisht

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka folur nga burgu për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, pas rrëzimit të kërkesës së tij nga GJKKO për t’u betuar si kryebashkiak. Beleri tha se po qëndron në burg me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe u shpreh i bindur në pafajësinë e tij. Ai shtoi se gjykata është bërë palë me ata që sipas tij, duan të rrëmbejnë Bashkinë e Himarës.

“Edhe kjo që nuk jepet leje të flasin në paraburgim, nuk është gjë normale sepse të gjithë të tjerët flasin për mua, përveç meje. GJKKO mori sot një vendim që kishte dhënë Rama 4 muaj më parë. Në gusht, në “Ekathimerini” Rama tha se ka një vendim gjyqësor që e ndalon Belerin të Betohet. Sot gjykata noterizoi vendimin.

Ka dalë mbi 5 herë në media dhe forume të PS ku ka thënë se nuk mund të betohet sepse nuk e lë ligji. Nga paraburgimi këtu ka dalë një deputet dhe ka marrë mandatin. Këtu nuk ka barazi ligjore. Gjykata është futur në aleancën e atyre që duan të marrin Himarën me forcë. Në asnjë vend të Europës dhe botës një humbës nuk mund të ushtrojë detyrën e tij.

Për mua kryesore do të ishte pafajësia dhe jam i bindur në pafajësi. Por këtu ka një regji që merret me këto. Pra me çfarë tagri Bashkia e Himarës po drejtohet sot nga dikush që ka humbur. Në të vërtetë Rama e drejton Bashkinë e Himarës”, – tha Beleri.

Ai tha se qytetarët e Himarës meritojnë të kenë kryebashkiakun që kanë votuar në 14 maj. I pyetur për qëndrimin e Greqisë dhe kërcënimin me veto ndaj Shqipërisë në BE, Beleri u shpreh se Greqia po bën atë që i kërkon kushtetuta, po mbron shtetasit e vet jashtë territorit.

“Janë ca gazetarë që po thonë “po rrezikon Himara”, “po e çon Beleri në Korfuz”. Janë ata që kanë marrë përsipër të diskriminojnë, të tjetërsojnë deklaratat e mia, të shpikin gjëra që nuk janë. Himara është bashki e Shqipërisë, ligji duhet të qartësojë ndarjen ne pushteteve, këtu nuk funksionojnë.

Gazetarët po e bëjnë se shumica po bëjnë rolin e qeverisë dhe ka nga ata budallenj që besojnë se në Himarë po bëhet një luftë etnike, ndërkohë që dy komunitete në Himarë bashkëjetojë, qeshin kur dëgjojnë këto deklarata në studio televizive. Çështja është në Tiranë, jo në Himarë. Atje nuk merret njëri me etninë”, – tha Beleri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.