roze

Ben Affleck dhe Jennifer Garner, drejt divorcit?!

Një nga çiftet më të pëlqyer të Hollivudit, Ben Affleck dhe Jennifer Garner, është bombarduar nga thashethemet se martesa e tyre është në telashe.

Dy revistat, OK! Magazine dhe National Enquirer kanë raportuar këtë javë se marrëdhënia e çiftit është në kolaps.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner, të martuar në vitin 2005, kanë tre fëmijë; Violet 9 vjeçe, Seraphina 6 dhe Samuel 3 vjeç. Divorci, sipas Enquirier, mund t’i kushtojë çiftit plot 150 milionë dollarë.

Çifti nuk është fotografuar bashkë që prej një muaji, kur ishin duke shëtitur në lagjen e tyre Brentwood, në Kaliforni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button