☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.71 ▲1.79%
ARI 4,422 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,098 ▲ +3.74% ETH $2,164 ▲ +5.47% XRP $1.4278 ▲ +3.65% SOL $91.7400 ▲ +6.39%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.71 ▲1.79 % ARI 4,422 ▲0.32 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.71 ▲1.79 % ARI 4,422 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Ben Blushi bën një bilanc: Shteti është në prag të katastrofës

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi duke bërë një bilanc për qeverisjen e tre viteve të së majtës në pushtet ka vënë theksin te ato çfarë ka sjellë kjo qeveri që ka detyruar largimin e mijëra shqiptarëve jashtë vendit.

 Ai është ndalur në zhvillimet e fundit politike duke thënë se krimi po mbisundon. I ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit” përballë analistit Fatos Lubonja dhe gazetarëve Ylli Rakipi dhe Andi Bushati, Blushi tha se partia e të pakënaqurve është më e madhja në vendin tonë.

Më tej deputeti shtoi se në tre vitet e fundit shqiptarët janë duke bërë bilancin për 25 vitet e shkuara dëm.  Deputeti socialist u shpreh se pas 25 viteve nuk është arritur demokracia, media e drejtësia janë të varura, ekonomia është në ditët e saj më të zeza, ndërsa shtoi se nevoja për të lënë vendim është bërë akoma më e madhe.

“Unë mendoj se zhgënjimi është më i madh nga sa pritej. Çdo qeveri, apo palë që vjen në pushtet, ka një fazë arredimi. Pyetja është çfarë bën për kohën që e harxhon në detyrë. Edhe unë besoj se këto tre vitet e fundit, kanë thelluar dëshpërimin për 25 vjet të harxhuara, jo kot, por për të shpërdoruar. Ne kishim mundësinë që gjatë këtyre 25 viteve të ndërtonim një sistem funksional demokracie. Këtë se kemi arritur. Kemi drejtësi të varur, media të varura, kemi një ekonomi totalisht të paqëndrueshme, e cila mbahet ose nga remitanca ose nga para që vijnë nga banka të huaja, na ka rënë prodhimi dhe kemi shumë emigracion” tha Blushi.

Ai shtoi më tej se ‘bilanci i sotëm, pas tre vitesh, është katastrofal. Shteti për mua është në prag kolapsi, unë nuk besoj se kemi parë këtë kaos, përveçse në vitin ’97, apo në prag të atij viti. Shteti nuk funksionon. Shikoni se çfarë ndodh’.

“Shqipëria sekuestron zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, 10 për qind e bashkive kanë rënë, se njerëzit që i drejtojnë kanë probleme me ligjin. Është totalisht afunksionale, ekonomia e Shqipërisë është në ditët e veta më të zeza, nevoja për të lënë Shqipërinë, për ta braktisur, është më e madhe. Ky është bilanci i Rilindjes për tre vjet. Dhe kjo është që unë them vazhdimisht, e vazhdimisht, e vazhdimisht… Kjo është arsyeja që ka kaq shumë pakënaqësi midis. Pra, njerëz të pakënaqur midis partive të mëdha. Njerëz ndërmjet dy poleve të mëdha, majtas apo djathtas, janë duke u shtuar. Partia më e madhe sot është Partia e të Pakënaqurve” vijoi më tej deputeti socialist.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.