Ekonomia

“Bëni biznes të pastër”- Dogana, fushatë sensibilizimi dhe kontrolli për pijet alkoolike

Dogana shqiptare gjatë muajit Mars, në bashkëpunim me Croën Agents dhe SICPA, do të nisë një fushatë sensibilizimi dhe kontrolli për të gjihë pikat e shitjes me shumicë dhe pakicë të pijeve alkoolike në të gjithë Shqipërinë.

dogana2-526x350-11-300x2002Sipas Doganës, pikat e shitjeve të pijeve alkoolike në Shqipëri janë të rrezikuar nga furnitorë mashtrues, të cilët tregtojnë pije energjike të paligjshme dhe madje të falsifikuara.

Administrata Doganore po i kushton vëmendje të veçantë produkteve të cilat tregtohen në pikat e vogla, të mesme dhe të mëdha të shitjes në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e dëmit që i shkaktohet konsumatorëve, ekonomisë dhe bizneseve të përgjegjshme e të ligjshme nga këto produkte.

Shitësit e papërgjegjshëm të pijeve alkoolike, të cilët shmangin pagesën e detyrimeve të akcizës, kanë një avantazh konkurrues të dukshëm sepse ata mund ti shesin pijet alkoolike me një çmim më të lirë, ose mund të operojnë me marzh më të lartë fitimi. Administrata Doganore në partneritet me shitësit e përgjegjshëm mund ti thotë NDAL këtij fenomeni.

Fushata Anti-Mashtrim që do të ndërmerret nga ana e Doganës Shqiptare për produktet e alkoolit është një detyrim ligjor si përgjigje ndaj konstatimeve në terren për produkte alkooli të pafiskalizuara në zinxhirin e shitjes me pakicë në shkallë kombëtare. Është një detyrim i Administratës Doganore për të publikuar udhëzues dhe manuale për të ndihmuar tregtarët të jenë të ndershëm në veprimtarinë e tyre tregtare në lidhje me prodhimin, ruajtjen dhe shitjen e produkteve të akcizës. Por gjithashtu është përmbushje e një prej qëllimeve të misionit të Doganës që ka të bëjë me lehtësimin e tregtisë dhe mbështetjen e tregtisë së ndershme.

Strategjia Anti-Mashtrim është ndërtuar rreth katër angazhimeve kryesore që Dogana Shqiptare ka ndërmarrë, për të mbrojtur të ardhurat; Për të punuar në partneritet me tregtarët të cilët vetë janë të angazhuar për të operuar në përputhje me ligjin;Për të identifikuar dhe ndëshkuar çdo tregtar që përpiqet të mashtrojë dhe me neglizhencën e tij lejon tregtimin/mbajtjen dhe shitjen e produkteve alkoolike të pafiskalizuara dhe për të mbrojtur konsumatorët nga përdorimi i pijeve alkoolike potencialisht të dëmshme.

Ndërsa dy aktivitetet operative, të cilat do të ndërmerren në vazhdim nga ana e Doganës, janë parandalimi dhe ndërprerja e veprimtarisë së paligjshme. Parandalim do të thotë marrjen e masave që do të ndihmojë për të identifikuar furnizimet e paligjshme te alkoolit në rastin më të parë të mundshëm, para se ajo të shkaktojë dëme në biznes apo tek konsumatorët.

Në këtë drejtim, Dogana thekson se, do të punojë në partneritet me shitësit /tregtarët me shumicë të cilët duhet të kuptojnë se është në interesin e tyre angazhimi në këtë fushatë kundër mashtrimit me pijet alkoolike, duke siguruar konsumatorët dhe duke mbajtur biznesin e tyre të rregullt përballë ligjit.

Dogana do të ofrojë gjithë ekspertizën e saj, duke siguruar mjete praktike për të ndihmuar shitësit që të mbrojnë integritetin e zinxhirit të furnizimit. Broshura informuese, udhëzim kundër mashtrimit, postera ndërgjegjësimi dhe skanera për pulla fiskale do të ofrohen për përdorim për shitësit e pikave me pakicë në mënyrë që të kontrollohet fiskaliteti dhe cilësia e produkteve që tregtarët do të shesin.

Numri jeshil 0800 22 22 do të jetë në dispoziocion të publikut 24/7, si një mjet i sigurtë dhe konfidencial për të denoncuar çdo informacion lidhur me identifikimin e furnizimeve të paligjshme të alkoolit.

Gjithashtu Dogana në bashkëpunim me komunitetin e biznesit të shitjes me pakicë do të krijojë mundësinë e ndërprerjes së tregtisë dhe prodhimit të paligjshëm të pijeve alkoolike, sidomos nëpërmjet kontrolleve në pikat fundore të shitjes.

Fushata që do të ndërmerret është e ndarë në dy faza, ku faza e parë do të jetë sensibilizimi dhe informimi. Qëllimi kryesor është të informohen tregtarët e shitjeve me pakicë (supermarkete, zinxhirë shpërndarje etj.) në lidhje me përfshirjen në tregtimin, importin, shpërndarjen lokale dhe shitjes së mallrave të akcizës të pafiskalizuar. Mesazhi kryesor do të jetë mbi rëndësinë e bërjes së një tregtie të ndershme dhe penalizimeve që rrjedhin nga moszbatimi i rregullave.

Sektori i shitjes me pakicë të pijeve alkoolike do të ketë në dispozicion teknologjinë e re që po zhvillohet nga SICPA, me anë të së cilësdo të identifikojë pullat fiskale të falsifikuara.

Kështu Dogana do t’i ofrojë tregtarëve mjetet për identifikimin e produkteve që kanë pulla false. Kjo teknologji ndihmon tregtarët të vetkontrollojnë gjendjen e tyre të stokut, duke mos mbajtur produkte me pulla të falsifikuara, të cilat në qoftë se do të gjenden në dyqanet/magazinat e këtyre të fundit, do të sillnin penalizime.

Faza e dytë e kësaj fushate do të jetë faza operative, e cila do të fillojë jo më pak se 3 javë pas aktivitetit sensibilizues për shtyp, duke i dhënë tregtarëve me pakicë dhe publikut një periudhë të arsyeshme kohore për të asimiluar mesazhin kryesor të fushatës.

Janë parashikuar të kryhen kontrolle në bashkëpunim midis punonjësve të akcizës të Doganës Shqiptare dhe Croën Agents. Do të bashkëpunohet midis 10 punonjësve të Administratës Doganore dhe 4 Njësive Mobile të Croën Agents për një periudhë prej 15 ditësh. Objektiv i kontrolleve do të jenë tregjet dhe lokalet e tjera të shitjes me pakicë në zonat e mëdha urbane të Shqipërisë. Qytetet kryesore ku do të përqendrohet aksioni janë: Vlora, Korça, Tirana dhe Shkodra. Faza operative gjithashtu do të koordinohet edhe në bashkëpunimin me shume agjenci të tjera ligjzbatuese, sikurse Administrata Tatimore dhe AKU për të krijuar profile të sakta risku dhe për të kryer shkëmbim të vazhdueshëm informacioni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button