☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,073 ▼ -0.07% ETH $2,259 ▲ +0.48% XRP $1.3532 ▼ -0.21% SOL $84.7600 ▼ -0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Beogradi: Asociacioni as që mund të krahasohet me “Republikën Serbe”

kosMediat në Serbi raportojnë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk mund të krahasohet fare me të ashtuquajturën “Republikë Serbe” në Bosnje e Hercegovinë.

Ky Asociacion, sipas marrëveshjes së zbardhur nga vetë Bashkimi Evropian, do të jetë në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës.

Portali i njohur beogradas “B92” shkruan se ndonëse Beogradi do të mund t’u ndihmojë serbëve të Kosovës financiarisht në fusha që kanë të bëjnë ngushtësisht me jetën e përditshme, përgjegjësia më e madhe do të bie mbi supet e vetë serbëve vendas. Kjo nënkupton se Serbia do ta ndërrojë përfundimisht kursin politik ndaj Kosovës, duke ua lënë serbëve lokalë të vendosin për fatin e tyre, transmeton lajmi.net.

Nenad Gjurgeviq nga “Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd”, ka thënë se përgjegjësinë kryesore do ta kenë njerëzit e zgjedhur në komunat gjegjëse, sepse ata do të jenë pjesë e Asociacionit.

Gjurgjeviq ka vlerësuar se krahasimi mes përgjegjësive të Asociacionit me ato të “Republikës Serbe” është krejtësisht i pamundur.

“Shikuar edhe ligjërisht, Asociacioni nuk do të jetë kurrfarë pushteti i tretë,” theksoi Gurgjeviq dhe shtoi se ky mekanizëm as që mund të krahasohet me “Republikën Serbe” sepse Asociacioni, thjesht, nuk i ka kompetencat dhe statusin që “Republika Serbe” e gëzon në kuadër të Bosnje e Hercegovinës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.