Kronika
Beqaj: Shëndetësia, në drejtimin e duhur
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka përuruar këtë të martë kabinetin e kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Kukësit.
Në fjalën e tij para të pranishëmve, Beqaj ka deklaruar se, qeveria është “në drejtimin e duhur për t’i ofruar qytetarëve mbulim shëndetësor universal”.
“Qeveria po vijon përpjekjet për të shtrirë kujdesin cilësor shëndetësor në të gjithë vendin”, ka thënë mes të tjerash.