🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.22 ▲2.99%
ARI 5,008 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,524 ▲ +0.31% ETH $2,332 ▼ -0.67% XRP $1.5286 ▼ -0.02% SOL $95.0100 ▼ -0.74%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.22 ▲2.99 % ARI 5,008 ▲0.11 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.22 ▲2.99 % ARI 5,008 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Në lidhje me sulmin e Sali Berishës ndaj ambasadorit të Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, KE ka reaguar për A2CNN.

KE deklaroi se nuk ka koment ndaj spekullimeve.

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi dje në mbledhjen e Kryesisë se Silvio Gonzato po sillet si ambasador i Ramës, duke thënë se AKSHI është problem kulturor.

“Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve. Dhe është një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve. Se ky vend dhe ky komb edhe kur nuk kanë pasur shtet, kanë pasur një ligj për kontratat civile dhe kontratat e tjera, që e kanë respektuar pa pengmarrje. Dhe se AKSHI nuk është problem kulturor i shqiptarëve”, tha Berisha.

“AKSHI, shkëlqësia juaj, është problemi i baxhanakut të Edi Ramës, i bashkëshortes së Edi Ramës dhe vetë Edi Ramës. Sepse, shkëlqësi ambasador, Shqipëria ka me dhjetëra ndërmarrje të tjera, agjenci të tjera shtetërore dhe joshtetërore, problemi është se Rama nuk ka një kunat tjetër që të merret në fushën dixhitale përveç Armand Frangut. Dhe pikërisht se është Armando aty, kunati i Lindës, aty merren njerëzit peng dhe janë marrë peng. Dhe pengmarrja është kryekëput politike. Dhe unë e konsideroj një fyerje të rëndë që u bëni shqiptarëve ju me deklaratën tuaj jo vetëm dezinformim, por edhe fyerje, se qenka kulturë shqiptarë pengmarrja”, shton ai.

Berisha tha se Gonzato mashtron në mënyrë të turpshme për qëndrimet e PD-së për integrimin, duke u shprehur se është skandalizuar kur e ka mësuar.

Së dyti, ky zotëri përpiqet të mjegullojë qëndrimet e PD-së në procesin e integrimit. E ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ai këtë. Tani unë do t’i them po këtu, forca jonë politike është forca që ka firmosur të gjitha marrëveshjet në procesin e integrimit, ka marrë rekomandimin e statusit të kandidatit që e ka bllokuar Edi Rama me tre ligjet, dhe përveç hapjes së negociatave, çdo marrëveshje tjetër. Është forcë politike që ka qenë dhe mbetet lokomotivë e procesit të integrimit. Është forcë politike e cila ka shpallur si interesin më madhor kombëtar të shqiptarëve integrimin në BE. Por, është forca politike e cila ka qenë shumë e sinqertë me partnerët dhe nuk ka pranuar kurrë të mashtrojë partnerët dhe të mashtrojë shqiptarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.