Politika

Berisha: Frroku, bajloz i vrasjeve dhe trafiqeve, Tahiri i shkoi në qeli Bajraktarit, Bamit i çoi Shullazin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur akuzat e tij se qeveria dhe institucionet e vendit janë të lidhura me krimin, ndërsa tha se Mark Frroku është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Berisha e ka quajtur Frrokun një prej balozëve të krimit, që sipas tij u lartësua nga kreu i meduzës së krimit në Shqipëri, Edi Rama.

sali_berishaAi akuzoi Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se i ka dërguar Durim Bamit, Emiliano Shullazin në qeli, ndërsa vetë i shkoi Drejtorit të arrestuar të Interpol Tiranës, Bajraktari.

“Kjo seancë vendosi sot për të hapur rrugën arrestimit të njërit prej bajlozëve të krimit të vrasjeve dhe trafiqeve, i lartësuar në deputet nga kreu i meduzës së krimit në Shqipëri, kreu i ekzekutivit të vendit, Edvin Kristaq Rama. Në prill të vitit 2012, ideologë dhe logollogë të kësaj maxhorance shpallën moton, qelbësira bashkohuni për të larguar Berishën. Etika, a hapeshin titujt e gazetave tuaja me këtë. Nëse unë shtoj një presje…Ju bashkuat llumin e llumit të shoqërisë shqiptare, bletë vota dhe erdhët në pushtet”, theksoi Berisha.

Ai deklaroi se opozita është e vendosur në betejën e saj kundër krimit. Sipas Berishës megjithëse pjesa më e madhe e deputetëve nuk janë anëtarë të organizatave kriminale, ata dominohen nga lobi i krimit.

“Kemi disa muaj që jemi të gozhduar në parlament në një betejë kundër krimit. Opozita sot është një opozitë e maxhorancës së krimit. Pjesa dërrmuese e këtyre deputetëve nuk janë anëtarë të organizatave kriminale por dominohen nga lobi i krimit. Sepse sot kur një nga bajlozëve të krimit iu hoq imuniteti, nuk guxuan të përmendin fjalën vrasje. Mbi ta ka një frikë, ushtrohet një terror dhe kanë katandisur një shumicë të nënshtruar verbërisht nga grupi kriminal që ndodhet brenda saj dhe drejtohet nga kryeministri. Koha erdhi të faktojmë atë që kemi thënë dy vite rresht. Mark Frroku fytyra më e vërtetë e Edi Ramës. Është Mark Frroku, deputeti i cili u ndalua në Laprakë, duke patur në makinën e tij, kryetrafikantin. Durim Bamit, i çoi Shullazin në qeli, kurse Bajraktarit i shkoi vetë Tahiri në qeli. Avokati ua përplasi në fytyrë çdo gjë, avokati i Bajraktarit. Ju arrestoni për të mbuluar krimet tuaja”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button