☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.84 ▲1.68%
ARI 4,520 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,774 ▼ -0.27% ETH $2,150 ▼ -0.75% XRP $1.4028 ▼ -0.93% SOL $90.8100 ▼ -1.35%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha: KESH kontratë sekrete për kaskadën e Drinit

Ish kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për median për të denoncuar atë që sipas tij e quan megaafera e Gjiknurit.

Berisha: Dua të denoncoj një mega-aferë të re të përmasave gjigande korruptive të realizuar me urdhër direkt të Edi Ramës nga hajduti me fytyrë njeriu Damian Gjiknuri. Me datë 30.06.2016, KESH, sipërmarrja që ka për drejtor një Agron Hetoja apo Hatoja hap tenderin me subjekt shprehje interesi për marrëveshjen në kuadër për depozitimin e energjisë elektrike.

Një tender i cili mbahet në sekret të plotë. Pa shpallje zyrtare, pa ftesë për kompani ndërkombëtare prezente në tregun energjitik shqiptar, por thjesht publikuan në arkvin e faqes së internetit të KESH.sha dhe në atë tender lind një kontratë monstruoze korruptive për llogari të Edi Ramës dhe hajdutit me fytyrë njeriu Damian Gjiknuri.

Kontratë midis KESH.sha dhe kompanisë EFT e njohur ndryshe si lugati i korrupsionit në rajon.Disa kompani ndërkombëtare prestigjioze pasi panë njoftimin në faqen e internetit nxituan të paraqesin ofertat e tyre por të gjitha çuditërisht nuk u afruan dot as në fazës e negociatave me KESH. Kjo një histori e paprecedent pasi procedura shprehje-interesi nënkupton fazën e negociatave me të gjitha kompanitë të cilat plotësojnë kushtet.Tenderi nuk u shpall nga Agjencia e Prokurorimeve. U vu vetëm një letër afishimi. Megjithatë kompanitë shkuan për të paraqitur ofertat e tyre, që të gjitha u hodhën poshtë pa negociata fare dhe mbeti vetëm një kompani fitimtarja.

Berisha kerkon hetime

Duke e quajtur një nga “aferat e mëdha korruptive shqiptaro serbe” Berisha i bëri thirrje prokurorisë të nisë me urgjencë hetim kryesisht ndaj Agron Hetosë, Edi Ramës, Damian Gjiknurit.

Edhe prokuroria e Serbisë të ndërmarrë hetimet për këtë aferë korruptive shqiptaro serbe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.