☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,372 ▼1.62%
DOW 45,177 ▼1.7%
NASDAQ 20,961 ▼2.09%
NAFTA 99.77 ▲5.6%
ARI 4,551 ▲3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,988 ▼ -3.83% ETH $1,994 ▼ -2.74% XRP $1.3282 ▼ -1.47% SOL $82.7200 ▼ -3.58%
S&P 500 6,372 ▼1.62 % DOW 45,177 ▼1.7 % NASDAQ 20,961 ▼2.09 % NAFTA 99.77 ▲5.6 % ARI 4,551 ▲3.23 % S&P 500 6,372 ▼1.62 % DOW 45,177 ▼1.7 % NASDAQ 20,961 ▼2.09 % NAFTA 99.77 ▲5.6 % ARI 4,551 ▲3.23 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha: Ky akt që ndërmerret kundër meje është frymëzim, kushtrim i ri për opozitën

Pasi Struktura e Posaçme Antikorrupsion i kërkoi sot autorizim parlamentit për arrestimin, heqjes e lirisë së deputetit Sali Berisha, të cilit deri dje i kishte dhënë masë sigurie ndalimin e daljes jashtë vendit, Berisha u shpreh i qartë sot  para mediave:

“Çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit, do ta respektoj pa asnjë diskutim, – tha ai. – Qëndrimi im, i përsëritur këtu, ua kam thënë sa herë keni pyetur, ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit.

Unë nuk mund të bëhesha kurrë njeriu që zbatoi një vendim antikushtetues. Isha në vështirësi në këtë rast se kishte të bënte me mua, por ai ishte një akt i shkruarjes së Kushtetutës në zyrat e prokurorëve ose gjykatësve. Nuk mund të ndodhte dhe nuk ndodh kurrë përmes Sali Berishës.

ani parlamenti të vendosë ç’të dojë, sepse unë kam firmosur në vitin 2012, abrogimin e nenit 70 të Kushtetutës, pikës 3 që i jep atributet deputetit. Ndaj dhe kjo është një gjë që po e vendosi parlamenti… unë vetë po e përgatisja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos, unë do e zbatoj sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën kushtetuese.

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mua do ishte 100 përqind i zbatueshëm për faktin se në doktrinën e të drejtës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën dhe ajo bëhej shteg për t’u zbatuar ai amendament që unë kam çuar në vitin 2012…

…Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por unë këtu para jush e kam thënë 100 herë që jam pa asnjë kusht për hetimin, sepse e kemi hequr nga Kushtetuta hetimin. Unë nuk mund të kem dy qëndrime, unë jam njeri i një standardi.

A është i drejtë apo i padrejtë, ai është tjetër qëndrim, por asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë, përveç rastit kur ato i morën pushtet, parlamentit.

Tani e zgjidh parlamenti. Sa herë kanë ardhur për të sjellë ato fletushkat, u kam thënë dërgojini në parlament. Kjo ka qenë përgjigjia ime.

Tani vendos parlamenti, të jetë fare i lirë parlamenti.”

“Edhe njëherë.

Vendimi i parlamentit do të zbatohet nga Sali Berisha, sado që vendimi i SKAP është vendim i paligjshëm, i bazuar në një vendim të paligjshëm.

Por nëse parlamenti (se edhe njëherë, kufizimet ndaj drejtësisë, imuniteti, nuk janë të individit, janë në radhë të parë të parlamentit; janë të parlamentit në mënyrë që askush të mos mund ta destabiliziojë me procedura të tjera parlamentin. Ky është morali i tyre; pastaj sigurisht individi është pjesë e parlamentit) në këtë kontekst, nëse parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm të bazuar edhe ky mbi një vendim antikushtetues të paligjshëm, është përgjegjësia e tij!

Unë do të përputhem me veprimet e gjyqësorit.

Përsa i përket opozitës të garantoj se asgjë nuk e ndalon dot betejën e saj pa kthim gjer në fitore. Ajo do të zhvillohet në çdo skaj dhe shqiptarët e shohin këtë si një përpjekje tjetër për të dëmtuar opozitën dhe për ta çaktivizuar atë. Por e kundërta do të ndodhë.

Ky është një frymëzim për opozitën. Ky akt që ndërmerret kundër meje, është një frymëzim dhe kushtrim i ri për opozitën. Në këtë kontekst ndihem më i motivuar se kurrë. “

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.