☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,759 ▼0.33%
DOW 47,326 ▼0.8%
NASDAQ 22,654 ▼0.19%
NAFTA 88.02 ▲5.48%
ARI 5,173 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,777 ▲ +0.43% ETH $2,069 ▲ +0.76% XRP $1.4006 ▼ -0.11% SOL $87.8400 ▲ +0.78%
S&P 500 6,759 ▼0.33 % DOW 47,326 ▼0.8 % NASDAQ 22,654 ▼0.19 % NAFTA 88.02 ▲5.48 % ARI 5,173 ▼1.31 % S&P 500 6,759 ▼0.33 % DOW 47,326 ▼0.8 % NASDAQ 22,654 ▼0.19 % NAFTA 88.02 ▲5.48 % ARI 5,173 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

Berisha: Nesër shënojmë një etapë të re në betejën ndaj narkoregjimit

Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se mazhoranca socialiste po bëhet mburojë e krimit dhe se do të asgjësojë pushtetin gjyqësor.

Sipas Berishës, nesër kur pritet të hidhet në votim raporti për imunitetin e deputetes Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama “do të vendos de facto asgjësimin e pushtetit gjyqësor.

“Vendos mburojën e plotë të mazhorancës së krimit apo mandateve të krimit për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve. Vendos në kuadrin e një skenari më të ziun, skenarit të shkëputjes së Shqipërisë nga procesi i integrimit në BE”.

Berisha nënvizoi se “ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, i cili shtyn masivisht shqiptarët që të heqin dorë nga ndërtimi i ëndrrës së tyre evropiane në Shqipëri dhe të marrin rrugët e dheut për ta ndërtuar atë në vende të tjera”.

Kreu i PD-së tha se nesër opozita do të shënojë një etapë të re në betejën ndaj narkoregjimit.

“Leva e Arkimedit për largimin e Edi Ramës jemi vetëm ne, janë qytetarët shqiptarë është opozita shqiptare. Kështu që nesër shënon një etapë të re vendimtare, në betejën tonë për përmbysjen e këtij regjimi, armiqësor në të gjithë qenien e tij ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, kombit, të sotmes dhe të ardhmes së tyre.

“Me besim të madh tek qytetarët shqiptarë se do ti dalin zot ëndrrës së tyre më të bukur, interesit të tyre kombëtar, interesit të tyre personal, familjar, të fëmijëve të tyre, opozita do të udhëheqë kryengritjen paqësore gjer në rrëzimin përfundimtar të këtij regjimi antishqiptar, armiqësor të shqiptarëve”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.