“Berisha non-grata”, Ambasadori britanik: Partitë të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni!
Në intervistën e dhënë sonte për News24, ambasadori britanik Alastair King-Smith, u ndal tek reforma në drejtësi si edhe non-grata. Ndërsa nuk preferoi që të fliste me emra, ai tha se ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve tona. Ai ka folur mes të tjerash për një listë të gjatë të personave shqiptarë të shpallur non-grata në Britani, por nuk ka pranuar të zbulojë emra. Ai ka thënë se mes këtyre emrave, nuk janë vetëm politikanë, por se mund të përfshijë biznesmenë, ose të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike. I pyetur për vendimin ndaj kreut të PD Sali Berisha i cili u shpall non-grata nga Britania si edhe për akuzat e Berishës, ndaj tij, ai ritheksoi se nuk do të komentojë duke shtuar: “Kemi nevojë të shohim më shumë veprim dhe gjithashtu më tepër mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë me qeverinë e Shqipërisë, në mënyrë që të mund t’i shohim aktualisht këto institucione të lulëzojnë.”
Pjesë nga intervista:
Britania e Madhe e ka bërë të qartë se nuk do ti bëjë publik emrat e shpallur non-grata. Cilat ishin indiciet që çuan në marrjen e një vendimi të tillë ndaj zotit Berisha?
Përgjigje: Ju, nuk do të prisnit nga unë që të komentoja për rastet që janë nën procedim ligjor apo objekt i hetimeve në vazhdim. Kështu që, nuk do të komentoj detajet. Por, ajo që do të them, është se ne kemi nevojë të shohim më shumë veprim dhe gjithashtu më tepër mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë me qeverinë e Shqipërisë, në mënyrë që të mund t’i shohim aktualisht këto institucione të lulëzojnë. Por, unë shoh një vendosmëri të vërtetë nga ana e institucioneve të pavarura për të zbatuar drejtësinë, për të zbatuar sundimin e ligjit dhe për të rritur përgjegjësinë. Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm për ne. Ne duhet të përmirësojmë përgjegjësinë dhe t’i japim fund mosndëshkimit. Në mënyrë që, ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve tona. Nuk mendoj se duhet të ketë presion mbi institucionet e pavarura, por përkushtim dhe mbështetje, gjë që ne e bëjmë. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes prokurorëve këtu dhe shërbimit tonë të prokurorisë së Kurorës. Kemi gjithashtu, një angazhim të shkëlqyer mes të gjitha autoriteteve tona të zbatimit të ligjit. Pra, duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të forcohemi, dhe pa dyshim, të vlerësojmë aftësitë, në mënyrë që të mbështesim fort njëri-tjetrin. Nuk duam të shohim presion të jashtëm të panevojshëm mbi asnjë institucion, siç e thashë edhe më parë, por duam të shohim mbështetje për këto institucione dhe t’u japim atyre siguri dhe besim më të fortë për të ardhmen. Siç njoftova në muajin korrik, ashtu si edhe i dërguari ynë i posaçëm në atë kohë, Sir Stuart Peach, ne do të do të vazhdojmë të marrim masa për të përmirësuar përgjegjësinë dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, veprime që i ndërmorëm në korrik me valën e parë të një sërë masave. Kur bëhet fjalë për veprime përçarëse ndaj emigracionit, ne nuk bëjmë të ditur emra. Nuk i diskutojmë ato. Këto janë çështje që janë objekt i procedurave ligjore dhe që ne nuk i publikojmë kurrë globalisht. Pra, natyrisht, as unë dhe askush tjetër nuk ka komentuar mbi ata individë, apo numrin e njerëzve të përfshirë. Ajo që bëmë ishte shpallja e politikës dhe ajo politikë mbetet. Është një qeveri e Mbretërisë së Bashkuar. Vendimet fillestare miratohen nga Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Dhe këto janë çështje që në thelb trajtohen në përputhje me procedurat tona standarde. Ndaj nuk do të hyj në detaje për sa i përket situatave individuale, por ajo që do të them është se ky nuk është fundi, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa, dhe ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion duhet ta dinë se se nuk gëzojnë pandëshkueshmëri për veprimet e tyre. Tani, duam të shohim që mosndëshkimi të marrë fund këtu në Shqipëri, ndaj do të vazhdojmë të forcojmë institucionet që mund të sjellin drejtësi këtu, por gjithashtu do të ndërmarrim masa kur bëhet fjalë për interesat kombëtare të popullit britanik dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ishin SHBA-të që morën një vendim të tillë ndaj biznesmenë e politikanë. A ka pasur ndikim nga SHBA në marrjen e këtij vendimi apo ishte vendim i pavarur i Britanisë?
Përgjigje: Qeveria britanike i merr këto vendime plotësisht në mënyrë të pavarur, në interes të vendit tone; dhe kur njerëzit nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik. Kjo është mënyra si i marrim këto vendime dhe kështu do të vazhdojmë t’i marrim.
Cili është problemi me Damir Fazllic, fakti që ju e konsideroni si një lidhje të papërshtatshme me zotin Berisha, cili është problemi me këtë personazh?
Përgjigje: Nuk do t’ju habisë fakti që kur çështjet janë objekt procedimi ligjor, nuk do të hyj në detaje për persona individualë, por thjesht do të ritheksoj se këto çështje do të trajtohen në përputhje me shtetin ligjor; sipas proceseve që kemi shumë qartë në Britaninë e Madhe; dhe ato procese do të ndiqen ashtu siç duhet.
Pavarësisht masave “non grada” ndaj zotit Berisha ai ka marrë kryesimin e PD, a nuk mendoi se duke mos dhënë detaje, po e bëni më të fuqishëm zotin Berisha?
Përgjigje: Nuk më takon mua të komentoj politikën e brendshme këtu në Shqipëri. Por kjo është një kohë kur besoj se njerëzit në Shqipëri kanë një shans për të bërë zgjedhjen e tyre. Ne presim me padurim zgjedhjet lokale dhe më pas zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe shpresojmë dhe i bëjmë thirrje popullit dhe partive që të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni, në mënyrë që Shqipëria të ndjekë një trajektore pozitive. Mendoj se është shumë e rëndësishme që në funksion të zgjedhjeve vendore, partitë të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni.
Fakti që keni marrë një vendim të tillë për zotin Berisha, do të thotë që qeveria juaj ka një vendim të tillë, apo dosje, apo prova. A do ti përcillen këto prova institucioneve të qeverisë shqiptare?
Përgjigje: Përsëri, theksoj se nuk do të komentoj për raste individuale. Natyrisht, ne kemi një partneritet midis institucioneve të drejtësisë këtu dhe institucioneve të drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Aty ku ka kërkesë për ta bërë këtë, por nuk do të komentoj për raste individuale.
Berisha ju etiketoj si një burokrat të korruptuar, a keni një përgjigje?
Përgjigja: Nuk kam ndërmend të bëj komente konkrete veçse të them se në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrohen, ne e dimë që politikanët ndonjëherë bëjnë akuza dhe përpiqen të bëjnë deklarata në mbështetje të qëllimeve të tyre politike. Ky nuk është roli i ne diplomatëve, dhe si ambasador britanik, unë jam këtu për të përfaqësuar qeverinë dhe popullin britanik. Do të sigurohem të bëj këtë. Do t’i shpjegoj sa më qartë politikat e qeverisë britanike. Por nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente.
Akuza kaq të forta a mund të anashkalohen kaq lehtë?
Përgjigja: Siç thashë, roli im këtu është të përfaqësoj qeverinë dhe popullin britanik dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë.
Zoti Ambasador, sa është numri i personave të shpallur non-grata nga Britania dhe a është shoqëruar kjo me ngrirje të aseteve në vendin tuaj?
Përgjigja: Siç e përmenda më herët, ne nuk e specifikojmë numrin e individëve kur bëhet fjalë për veprimet për veprimet përçarëse të emigracionit. Por ajo që mund t’ju them, është se ne kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo nuk ka për qëllim një grup individësh apo një parti politike, por mund të përfshijë politikanë. Mund të përfshijë një biznesmen. Mund të përfshijë të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike. Por gjëja e rëndësishme është të përqendrohemi në mënyrën se si këto masa mund të ndihmojnë në sigurimin e përgjegjësisë dhe përfundimin e mosndëshkimit për krimin dhe korrupsionin, por edhe të veprojnë si një pengesë, shpresojmë, për të ardhmen.
Në këtë listë të personave apo subjekteve non-grata, janë vetëm politikanë apo edhe njerëz të tjerë publik?
Përgjigja: Pikërisht. Ata mund t’i përkasin çdo kategorie, nga biznesi te politikanët. Mund të jenë të tjerë. Kriteri është ai i atyre që nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik dhe që për këtë arsye nuk janë më në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Politikanët e shpallur non-grata, janë vetëm nga një krahë politik, apo vetëm një krah?
Përgjigja: Mund të përsëris vetëm atë që thashë. Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet. Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen.
Përse është bërë zgjedhja nga Britania, që të mos publikohen emrat e personave të shpallur non-grata?
Përgjigja: Arsyeja që po marrim këto masa është sepse duam ta shohim Shqipërinë të begatë dhe jo të frenuar nga krimi dhe korrupsioni. Dhe një nga gjërat që dimë është se është e nevojshme të largohet ndikimi i atyre që janë të përfshirë në krim apo të përfshirë në korrupsion nga proceset politike për t’i parandaluar ata të dominojnë në shoqëri. Kjo është arsyeja pse po i marrim këto masa dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë.
Mbajta e kësaj liste jo e publikuar, a nuk ushqen një luftë të hapur intrigash politike?
Përgjigja: Nuk mund të komentoj përtej asaj që kam thënë për këtë teme. Prandaj kërkoj falje që nuk mund t’ju jap një përgjigje të mëtejshme për këtë çështje.
Zoti ambasador cfarë mund të na thoni për amnistinë fiskale?
Përgjigja: Mendoj se ky është një pozicion shumë i qartë. Jo vetëm nga Britania e Madhe, por edhe nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe partnerë të tjerë, ne nuk jemi kundër parimit të një amnistie tatimore, amnistitë tatimore mund të bëhen në mënyrën e duhur dhe në rrethanat e duhura që ndihmojnë në formalizimin e ekonomive, veçanërisht kur, në një kompani cash, paratë nuk kalojnë përmes sektorit formal bankar. Prandaj ne e kuptojmë qëllimin dhe dëshirën e qeverisë shqiptare për të rregulluar dhe formalizuar ekonominë, por besoj se vështirësia qëndron në faktin se kjo mund të shfrytëzohet nga kriminelët nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur, dhe për këtë kemi diskutuar me qeverinë shqiptare dhe me të tjerë për të parë nëse është e mundur. Ne mund ta trajtojmë këtë problem në një mënyrë që lejon një amnisti tatimore dhe penale në një mënyrë që nuk legalizon të ardhurat e krimit dhe mund të shfrytëzohet nga kriminelët. Ne nuk kemi parë një rrugëdalje për këtë për momentin, por ne do të dëshironim të vazhdonim ato biseda. Për të shmangur këtë ndikim negativ që do të ketë një ndikim negativ në popullin shqiptar, në popullin britanik, në popullin evropian. Dhe mendoj se ajo që duam të shmangim janë masat dhe proceset që do të ishin në kundërshtim me të ardhmen e Shqipërisë, ndërsa ajo ecën përgjatë trajektores së saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe për të zbatuar standardet evropiane në përgjithësi. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të diskutojmë këto çështje. Pra, vendet e tjera kanë ndërmarrë amnisti fizike. Në realitet Britania e Madhe nuk e bëri, por në çdo rast ne nuk jemi kundër parimit të amnistisë fizike. Është mënyra se si është bërë. Ne jemi të shqetësuar se paratë mund të sillen nga jashtë me të ardhurat e krimit dhe më pas të legalizohen ose legjitimohen këtu: kjo nuk është diçka që ne duam të shohim, qoftë nga Londra apo Rusia. Ose nga të tjerët. Jo, kjo është një kohë kur ne e dimë se sistemet financiare janë nën presion dhe duhet të kemi kujdes që të mos i dobësojmë më tej.
Ka një sërë rreziqesh, por vështirësia është se, për mendimin tim, ekziston një dëshirë legjitime për të forcuar buxhetin e qeverisë dhe ekonominë e vendit në një kohë kur të gjitha vendet tona po luftojnë me krizën energjetike dhe ndikimin e luftës në Ukrainë. Prandaj, kërkimi i mënyrave legjitime për të mbajtur të ardhurat është qartë diçka që të gjithë duhet ta konsiderojmë. Por sigurisht, ajo që duhet të shmangim është që të ardhurat e krimit të legjitimohen ose çdo mekanizëm të shfrytëzohet nga kriminelë, kriminelë ndërkombëtarë, grupe e të tjerë.
Rreziku që mund ti sjellë Shqipërisë kjo amnisti ?
Përgjigje: Sigurisht, një nga sfidat e grupeve kriminale është se ato janë shumë fleksibël dhe të shkathët dhe lidhjet që kanë po ndryshojnë vazhdimisht. Pra, padyshim që ne shohim disa kriminelë në Mbretërinë e Bashkuar, disa kriminelë në Shqipëri, disa kriminelë në pjesën tjetër të Evropës dhe gjetkë që lidhen në mënyra të ndryshme. Ne duhet të punojmë më shumë për të kuptuar këto ndryshime dhe fenomene dhe të sigurohemi që të marrim masa për t’i kundërshtuar ato. Por edhe qeveria duhet të përpiqet të marrë masa parandaluese që të pengojnë përshkallëzimin e këtyre përpjekjeve kriminale, por kjo nuk është një detyrë e lehtë. Ne do të duhet të vazhdojmë të dyfishojmë përpjekjet tona për ta bërë këtë.
Si e shikoni Reformën e Drejtësisë, a i ka përmbushur pritshmëritë tuaja?
Përgjigje: Mendoj se ne të gjithë e dimë se reformat në shtetin e së drejtës dhe në drejtësi kërkojnë kohë. Mendoj se Shqipëria ka një mundësi shumë të mirë për t’i çuar gjërat në një trajektore pozitive, dhe gjërat po përparojnë. Unë mendoj se ndonjëherë njerëzit e shohin gotën gjysmë bosh, në vend që ta shohin gjysmë plot. Përpiqem të jem optimist dhe pozitiv për këto zhvillime, dhe në fakt nuk jam vetëm unë. Paraardhësi im ishte këtu para disa muajsh dhe më tha se gjatë mandatit të tij, ai nuk e kishte imagjinuar kurrë se ish-ministra do të ishin pas qelie, dhe tashmë kjo po ndodh. Pra, reforma në drejtësi po fillon të ketë ndikim. Sot, unë e di se njerëzit kanë pritshmëri të larta dhe dëshirojnë të shohin drejtësi, dhe hetimin e të gjitha krimeve dhe korrupsionit. Edhe ne i kemi! Pra, gjithçka që unë mund të them është se si përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar, ne do të jemi një partner shumë i qëndrueshëm dhe së bashku me shqiptarët do të vazhdojmë të mbështetim sektorin e drejtësisë për të qenë sa më efektiv që të jetë e mundur. Dhe, sigurisht, që këtë do të bëjmë së bashku, me partnerët tanë ndërkombëtarë, me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara dhe me të tjerë. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, por që të gjithë duhet të përpiqemi. Por, mendoj se kemi besimin se kjo është diçka që mund të bëhet. Tani, e kuptoj se përse njerëzit nuk e kanë këtë besim, pasi në vend ka pasur aspekte të konsiderueshme të krimit dhe korrupsionit, por vendi po ndjek një trajektore pozitive.
Cilat janë pikat e dobëta të kësaj reformë, çfarë duhej të ishte bërë më mirë dhe çfarë duhej të ishte bërë ndryshe?
Përgjigje: Gjëja ku mendoj se duhet të fokusohemi është se si t’i bëjmë qytetarët të kenë vërtet besim, dhe fakti që njerëzit presin me muaj dhe me vite për çështjet e tyre nuk është diçka e mirë. Unë njoh dhe kam takuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë që janë të përfshirë dhe që po e përshpejtojnë vërtet procesin për trajtimin e çështjeve, por sigurisht që kjo kërkon kohë. Prandaj, unë mendoj se do duhet kërkojë mjaft kohë përpara se të shohim një situatë më të mirë, por po shkon në drejtim optimist. Tashmë kemi gjykata funksionale që shqyrtojnë çështjet dhe bëjnë drejtësi. Pra, mendoj se në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian, të cilin, sigurisht, Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë, edhe pse nuk jemi vend anëtar. Shteti i së drejtës është një fushë vërtet e rëndësishme dhe kjo na jep një perspektivë të re për Shqipërinë për t’u pajtuar me standardet evropiane, të cilat ne duam t’i shohim teksa zbatohen. Në fakt, unë mendoj se kemi një perspektivë vërtet pozitive në fazën e ardhshme.
A shihni një mundësi sesi kësaj reforme mund t’i jepet një ritëm tjetër?
Përgjigje: Sigurisht, njerëzit do ta gjykojnë këtë nëpërmjet rasteve për të cilat janë gjykuar dhe kjo është diçka që po ndodh. Pra, mendoj se, po, ne duhet të shohim më shumë raste dhe rezultate konkrete, por kjo po ndodh në mënyrë pozitive. Prandaj, le të vazhdojmë presionin mbi të, por le të ofrojmë edhe mbështetje, dhe kjo është diçka që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta bëjë në sajë të programeve tona, angazhimit dhe bashkëpunimit tonë me sektorin e drejtësisë.
Cila është marrëdhënie e institucioneve të reja të drejtësisë kryesisht SPAK me agjensitë ligjzbatuese në Britaninë e Madhe?
Përgjigje: Ju, nuk do të prisnit nga unë që të komentoja për rastet që janë nën procedim ligjor apo objekt i hetimeve në vazhdim. Kështu që, nuk do të komentoj detajet. Por, ajo që do të them, është se ne kemi nevojë të shohim më shumë veprim dhe gjithashtu më tepër mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë me qeverinë e Shqipërisë, në mënyrë që të mund t’i shohim aktualisht këto institucione të lulëzojnë. Por, unë shoh një vendosmëri të vërtetë nga ana e institucioneve të pavarura për të zbatuar drejtësinë, për të zbatuar sundimin e ligjit dhe për të rritur përgjegjësinë. Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm për ne. Ne duhet të përmirësojmë përgjegjësinë dhe t’i japim fund mosndëshkimit. Në mënyrë që, ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve tona.
A keni dijeni se nga vijnë presionet e SPAK?
Përgjigje: Nuk mendoj se duhet të ketë presion mbi institucionet e pavarura, por përkushtim dhe mbështetje, gjë që ne e bëjmë. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes prokurorëve këtu dhe shërbimit tonë të prokurorisë së Kurorës. Kemi gjithashtu, një angazhim të shkëlqyer mes të gjitha autoriteteve tona të zbatimit të ligjit. Pra, duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të forcohemi, dhe pa dyshim, të vlerësojmë aftësitë, në mënyrë që të mbështesim fort njëri-tjetrin. Nuk duam të shohim presion të jashtëm të panevojshëm mbi asnjë institucion, siç e thashë edhe më parë, por duam të shohim mbështetje për këto institucione dhe t’u japim atyre siguri dhe besim më të fortë për të ardhmen.
Keni më shumë se një vit në Shqipëri si ambasador i Britanisë së madhe, a mund të na thoni sesi ju duket Shqipëria?
Përgjigje: Kam pak më shumë se një vit që jam këtu dhe është një kënaqësi e madhe të jem me ju në fakt në ditën kur kemi një qeveri të re në Londër, por sigurisht që ne do të vazhdojmë qasjen që kemi pasur me Shqipërinë sepse kemi thelluar dhe zgjeruar marrëdhëniet tona dhe në fakt kjo tani po mbulon një gamë të gjerë fushash dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë qoftë në arsim, në kulturë, duke sjellë më shumë turistë në Shqipëri, duke sjellë më shumë biznese në Shqipëri. Dhe unë mendoj se ne kemi një mundësi vërtet të fortë për ta zgjeruar atë marrëdhënie. Në përgjigje të pyetjes suaj, më ka pëlqyer shumë të udhëtoj nëpër Shqipëri, sepse në fakt Shqipëria ka një larmi të vërtetë kulturash. Është një vend relativisht i vogël, por në fakt, keni pika vërtet të forta në Veri në Jug. Pikërisht fundjavën e kaluar, isha duke ecur në male, fundjavën para saj zbrita në bregdet. Dhe mund të shoh se Shqipëria ka atraksione të mëdha dhe potencial të madh për të ardhmen. Dhe dua të sigurohem që gjatë kohës sime këtu, gjatë viteve të ardhshme, ta bëjmë vërtet një të ardhme të ndritshme së bashku.
Ju thoni se Shqipëria ju pëlqen, por le të hynë direkt në temë. Janë të njohura pamjet shokuese të shqiptarëve me gomone drejt Britanisë. Përse po largohen shqiptarët?
Përgjigje: Pra, jam plotësisht dakord me ju. Është shumë shqetësuese që ky fenomen tani po ndodh me një shkallë dhe shpejtësi shumë më të madhe se më parë. Kemi parë mbi 12,000 shqiptarë që kanë shkuar deri tani këtë vit, kjo është shumë më shumë se disa qindra nga viti i kaluar. Dhe sigurisht, siç thoni ju, këto janë udhëtime të rrezikshme, ne po marrim masa për ta adresuar këtë fenomen në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjithashtu duhet ta bëjmë këtë në bashkëpunim me partnerët tanë këtu në Shqipëri. Javën e ardhshme do të kemi një delegacion të nivelit të lartë të kryesuar nga koordinatori ynë i ri për Shqipërinë dhe këtë çështje që ka të bëjë me migracionin ilegal dhe synojmë të biem dakord për përgjigjen tonë kolektive se si do të reagojmë për ta trajtuar këtë çështje. Nuk është një çështje e lehtë, por është një çështje për të cilën duhet të punojmë vërtet së bashku.
A keni informacion se sa është numri i shqiptarëve që ka arritur të kalojë dhe të mbërrijë në Britani?
Përgjigje: Pra, migrimi është një fenomen global dhe siç thoni ju, ai i ka rrënjët prapa në kohë, shumë dekada, por vazhdon në forma të ndryshme çdo vit. Ka shumë migrime pozitive. Shumë njerëz shkojnë legalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të studiuar, për të punuar, në fakt, vetëm këtë javë, kam diskutuar me studentët se si mund të aplikojnë për programin tonë të bursave Chevening, domethënë që studentët Master të shkojnë dhe nëse dikush dëshiron të aplikojë aplikimet janë ende të hapura deri në 1 nëntor. Por sigurisht që shumë njerëz shkojnë legalisht dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike për shoqërinë shqiptare. Por problemi është se kur njerëzit shkojnë ilegalisht, ne duam të shohim të lulëzojnë lidhjet tona midis popujve tanë, por ne duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë pozitive dhe ligjore.
Kemi një numër konkret?
Përgjigje: Është shumë e vështirë të thuash saktësisht se sa, sepse, sigurisht, kur njerëzit shkojnë ilegalisht, ata janë të paregjistruar. Ambasadori shqiptar në Londër vlerëson se mund të jenë rreth 150,000 shqiptarë me origjinë shqiptare dhe ky është një numër i konsiderueshëm dhe mendoj se është në rritje dhe sigurisht kjo ka qenë një nga arsyet pse më shumë njerëz kanë shkuar këtë vit, sepse kanë lidhjet familjare tani në MB.
Cila është kjo arsye?
Përgjigje: Pra, arsyeja është shumë e ndërlikuar. Dhe mendoj se ju mund ta dini më mirë se unë pasi i keni ndjekur ata për shumë vite më shumë se unë. Por unë shoh që ka një sërë faktorësh padyshim, lidhjet familjare, mungesa e zhvillimit në disa nga fushat që do të thotë se ka pasur fokus të pamjaftueshëm në zhvillimin e aftësive dhe vendet e punës dhe për këtë arsye, në fakt njerëzit ndiejnë presionin për t’u larguar. Sistemi ynë duhet të forcohet sepse qartësisht për momentin njerëzit janë në gjendje ta shfrytëzojnë atë në një mënyrë të pamenduar. Ne duam të jemi një komb mikpritës për ata që kanë më shumë nevojë. Por për ata që shkojnë në punë, këtë duhet ta bëjmë me rrugë ligjore. Ne do të marrim një sërë masash për të bërë një ndryshim. Së pari, padyshim, ne duhet të forcojmë sistemin tonë, por edhe të marrim masa të zbatimit të ligjit kundër atyre që do të shkojnë në rrugë Ilegale. Një apel për njerëzit që mendojnë të udhëtojnë, është të mos shkoni ilegalisht, mos bëni këto udhëtime të rrezikshme, mos e shkatërroni jetën tuaj. Do të ktheheni në Shqipëri dhe nuk do të mund të shkoni më në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo që duam të shohim është që njerëzit të mund të udhëtojnë legalisht dhe të përdorin rrugë legale për këtë, por edhe të kenë mundësi këtu. Dhe kjo është arsyeja pse këtë muaj, unë nisa programin tonë të ri, “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit”, i cili do të ofrojë aftësi dhe vende pune në të gjithë atë qark. Dhe ne duam ta zgjerojmë atë dhe me të vërtetë ta bëjmë diçka në mënyrë që njerëzit të kenë zgjedhje për të qëndruar, ata mund të shkojnë në MB për të studiuar, të kthehen dhe të punojnë këtu, zgjedhje të ndryshme që njerëzit mund të bëjnë dhe unë mendoj se kjo është diçka që ne të gjithë duhet ta bëjmë të punojmë së bashku për t’u dhënë njerëzve shpresë sepse mendoj se një nga arsyet ka qenë mungesa e shpresës që njerëzit mund të kenë sukses këtu në Shqipëri dhe për këtë arsye ata ndjejnë se duhet të largohen.
Në përfundim të intervistës, ambasadori britanik Alastair King-Smith, dha një mesazh për shqiptarët, në gjuhën shqip. Ai tha se është privilegj të jetë në Shqipëri dhe se është i lumtur për mundësinë për marrëdhënie më të forta mes dy shteteve.
“Faleminderit shumë! Vetëm se është një privilegj të jem në Shqipëri, dhe jam i lumtur që kemi një oportunitet për marrëdhënie me të forta dhe shpresoj se mund të bashkëpunojmë shumë fort për një të ardhme të mirë për shqiptarët dhe britanikët”, tha ai në gjuhën shqipe.