Berisha pas dëshmise ne prokurori: Dëshmia ime sekret, po jo skenari ogurzi i Ramës dhe Metës
Për herë të parë pas 25 vjetësh karrierë politike, ish-Kryeministri Berisha ka dëshmuar sot në Prokurori si person që ka dijeni për akuzat e ngritura nga deputeti Tom Doshi ndaj Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Berisha deklaroi se dëshmia e tij ishte sekrete, përsa kohë që atë ashtu do ta konsideronte Prokuroria, por nuk ishte sekret, “skenari ogurzi i përgatitur nga Rama ndaj kundërshtarit politik që iu krijua brenda partisë dhe nga Meta ndaj opozitës për qëllime personale, të cilët e bllokuan hetimin për 6 muaj.” Berisha theksoi se “akuzë e tillë nuk është bërë në 24 vitet e fundit dhe bllokimi i hetimit për 6 muaj është atentati më i rëndë i së vërtetës në 24 vjet.” Ai vuri në dukje se atentatori i dyshuar për vrasjen e dy deputetëve, Bami, u përpunua dhe pranoi më mirë të ishte dëshmitar i Tahirit sesa dëshmitar i mbrojtur.”
Gazetarja Klodiana Lala, duke raportuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, tha se Berisha u pyet për 60 minuta nga prokurorët Blerim Tominaj dhe Përparim Kulluri. “Si për ironi, – tha Lala, – prokurori Tominaj është i njejti që ka hetuar edhe çështjen e 21 Janarit.”
DEKLARATA E BERISHES NE PERFUNDIM TE DESHMISE
“Prokuroria e Krimeve të Rënda më çoi dy ditë më parë thirrjen për t’u paraqitur si person që ka dijeni për ngjarjen në hetimin e akuzave – akuzës më të rëndë të 23 viteve të fundit, skenarit të vrasjes së dy deputetëve për qëllime të mirëfillta politike – pavarësisht nga pretekstet – në mënyrë që të shpëtohet Rama nga kundërshtari politik që iu krijua brenda partisë dhe Meta, që t’i japë goditje opozitës për qëllime personale.
E prita ftesën me kënaqësi, në mënyrë që të kontribuoj sadopak me shpjegimet e mia në këtë çështje. Ato që thashë përbëjnë sekret derisa Prokuroria t’i nxjerrë nga klasifikimi, por nuk është sekret, madje është tronditëse që këtë skenar ogurzi, kreu i Qeverisë, kreu i parlamentit, Ministri i Brendshëm, e mbajti për 6 muaj, njëlloj si në shpellën e mafies, e mbajti jashtë ligjit, e mbajti si një çështje midis tyre dhe nuk e dorëzoi para ligjit dhe për ligjin. Jo vetëm nuk e dorëzoi, por në 6 muaj, kupola e përfshirë në këtë krim ndërmori veprime që të rrënojë me çdo kush e të bllokojë hetimin. U kryen dy atentate ndaj dorëzit, që do të realizonte vrasjet ndaj paguesit të parave dhe sekserit të Metës, në mënyrë që gojët e tyre të mbylleshin në mënyrë përfundimtare.
As shumë e bindi Tahiri, Bamin, sa tani ai thotë se unë nuk jam dëshmitar i drejtësisë, por i Tahirit. Pra, kemi një hetim për bllokime politike për 6 muajsh dhe një presion të tmerrshëm mbi akuzën.
Në botën e qytetëruar ka rregulla, nuk mund të bllokosh hetimin 6 muaj, nuk mundet, kur mëson tentativë vrasje për deputetët. Mirëpo Rama e zbardhi me Tahirin e partisë. E bëri ai dhe tha “Bami im është i pafajshëm.” E tha apo jo?
Edhe guri po të ishte, në një manipulim të pabesueshëm, hetuesve iu vështirësohet puna në shkallë ekstreme, ndaj “sovrani” vjen këtu më 12 mars në protestën më të fuqishme për t’i hapur rrugën drejtësisë. Meta ka një mundësi: Të japë dorëheqjen nga numri dy i shtetit dhe të mos ulet para prokurorëve si numri dy, por si person i thirrur për të akuzuar.
Thelbi i dëshmisë nuk dekonspirohet në mënyrë absolute nga unë, se jam besnik i ligjit. Merrni çfarë kam deklaruar unë, por se çfarë kam dëshmuar tani nuk mund ta them. Nuk kam lidhje me personat e implikuar. Kam ardhur me kënaqësi, ta them haptaz. Akuzë e tillë nuk është bërë në 24 vitet e fundit, – theksoi Berisha, – kurse bllokimi i hetimit është atentati më i rëndë i së vërtetës në 24 vjet.”
DOSHI AKUZOI KREUN E PARLAMENTIT PER VRASJE, META MOHOI AKUZAT
Pak ditë më parë Doshi akuzoi publikisht kryeparlamentarin Ilir Meta se ka planifikuar vrasjen e tij dhe të deputetit Fufi. Këto akuza janë rrëzuar nga kryetari i Kuvendit, i cili i ka quajtur ato shpifje të pavërteta.
Një ditë pas shkëmbimit të akuzave në sallën e Kuvendit të Shqipërisë të enjten e kaluar lidhur me atentatin që deputeti Tom Doshi pretendon se ishte ngritur disa muaj më parë ndaj tij, kanë raportuar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe deputeti tjetër Mark Frroku.
Ndërsa i pari që u pyet rreth kësaj çështjeje ishte deputetit Tom Doshi. Ky i fundit, një ditë pasi publikoi në internet videon dhe fotot nga organizatorët që sipas tij kishin përgatitur atentatin kriminal ndaj tij dhe deputetit tjetër të Kuvendit Mhill Fufi, dëshmoi për disa orë në prokurorinë e Krimeve të Rënda.
23 vite ngjarjet duhet ti marim si do saliu.