Berisha tregon si tentuan ta korruptonin për gazsjellësin TAP: Me erdhën shuma marramendëse nga Gazprom
Rreth kësaj aksiome u zhvillua një aktivitet i jashtëzakonshëm. U bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar që korridorin e jugut ta kapte Rusia. Kundërshti të mëdha në të gjitha vendet që kalonte gazsjellësi përveç Shqipërisë u shfaqën në rritje për të eliminuar gazsjellësin TAP u krijua nga 3 vendet fqinje një rrjet real dhe virtual që u quajt Itali-Turqi-Greqi.
Ju thashë, TAP mund të ishte TAP vetëm po të kalonte territorin e Shqipërisë. Presidenti Irham Aliyev e përjashtoi IGTGI nga gara, gjë që shkaktoi zemërim. Vijuam me durim të madh përpjekjet diplomatike për të bindur fqinjët tanë se nga tap përfitonin të gjithë, nuk humbiste asnjeri dhe se vendimi i presidentit Aliev ishte pozitiv. Një falenderim dhe mirënjohje të madhe meriton sot ish presidenti i Italisë Gergo Napolitano që përmbysi qëndrimet absolutisht të gabuara të administratës së shtetit të tij dhe u bë promotor i një qëndrimi pozitiv të republikës italiane ndaj këtij projekti. Mirënjohje kam për Hillary Clinton.
Në të gjithë axhendën time 8 vjeçare me Uashingtonin, 2 kanë qenë problemet madhore, NATO dhe TAP. Clinton nuk u shpreh asnjëherë në mbështetje të projektit por duke vendosur në dispozicionin tonë stafin e saj më të kualifikuar për energjinë, na ka dhënë një ndihmë shumë të çmuar për të vijuar betejën tonë diplomatike në favor të TAP. Kam mirënjohje të pakufijshme për diplomatët shqiptarë. Vetëm për TAP, Sali Berishës i janë ofruar shumat më madhore, po ai i ka regfuzuar sepse isha i bindur që gazi rus nuk ishte i duhuri për Europën. Oferta erdhi direkt nga Gazpromi.