🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 90.01 ▲0.64%
ARI 4,142 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,896 ▼ -2.5% ETH $2,588 ▼ -4.65% XRP $1.4536 ▼ -3.44% SOL $117.8300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.01 ▲0.64 % ARI 4,142 ▼1.08 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.01 ▲0.64 % ARI 4,142 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Sporti

Berlin Marathon 2026/ U fotografua në biçikletë në km e 38, skualifikohet influencerja

Një blogere kineze e fitnesit ka kërkuar falje për atë çfarë ka bërë në Maratonën e Berlinit, pasi u futografua duke përdorur biçikletë gjatë garës.

Abeeeer, e cila ka 530,000 ndjekës në rrjetet sociale, u fotografua mbi një biçikletë rreth kilometrit të 37-të (miljes së 23-të) të garës të dielën, më 27 shtator, ndërsa në fund të saj pretendote se kishte arritur një “rekord të ri personal”. Lajmi u raportua në ditët e kaluara nga gazeta britanike “The Independent” dhe media kineze “Orange Neës”.

Sipas llogarisë në Instagram “Official Marathon Time Integrity Unit” (OMTIU), e cila raporton dhe ekspozon atletët që nuk respektojnë rregullat e garave fillimisht publikoi foton e Abeeeer mbi biçikletë gjatë garës. Sipas të dhënave të numrit të saj shpejtësia e atletes u rrit ndjeshëm në segmentin midis miljes së 21-të dhe të 24-të, ku ajo dyshohet se përshkoi distancën deri në vijën e finishit me biçikletë, sipas “The Independent”.

Sipas medies kineze “Orient Daily”, Abeeeer publikoi foto në rrjetet sociale pas garës, ku tregonte se e kishte përfunduar maratonën me kohën 4:53:46, ndërsa festonte vendosejne një rekordi të ri personal në këtë distancë. Postimi mbante mbishkrimin: “E ngadalta është e shpejtë”.

Të shtunën, më 3 tetor, influencuesja pranoi se kishte mashtruar gjatë garës në faqen e saj në rrjetin social “RedNote”, duke shpjeguar se “nuk ndihej mirë” drejt fundit të garës, bënë me dije “Orient Daily” dhe “The Independent”.

“Nuk do të bëj asnjë mbrojtje për sjelljen e lartpërmendur,” shkroi Abeeeer, duke shtuar se kishte kryer “një veprim shumë të pandershëm” dhe kishte “shkelur frymën sportive të garës së ndershme në maratonë”.

Të dielën, më 4 tetor, sponsori i Abeeeer-it, marka sportive “Brooks China”, publikoi një letër ku kërkonte falje dhe lajmëronte se kishte ndërprerë kontratën me influencuesen.

“Kërkojmë ndjesë të sinqertë lidhur me këtë çështje”, deklaroi kompania. “Brooks gjithmonë e ka kundërshtuar qartë dhe nuk do të tolerojë kurrë asnjë sjellje që shkel rregullat e garës dhe frymën e sportit. Sapo mësuam për situatën, ne ndërpremë menjëherë bashkëpunimin me këtë person dhe nuk do të bashkëpunojmë më kurrë me të në të ardhmen”, thuhej në njoftimin e bërë nga “Brooks”. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.