🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,586 ▲0.46%
DOW 46,396 ▲0.59%
NASDAQ 21,902 ▲0.65%
NAFTA 90.49 ▼2.01%
ARI 4,543 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,942 ▲ +2.1% ETH $2,167 ▲ +2.24% XRP $1.4149 ▲ +1.86% SOL $91.8300 ▲ +3%
S&P 500 6,586 ▲0.46 % DOW 46,396 ▲0.59 % NASDAQ 21,902 ▲0.65 % NAFTA 90.49 ▼2.01 % ARI 4,543 ▲3.2 % S&P 500 6,586 ▲0.46 % DOW 46,396 ▲0.59 % NASDAQ 21,902 ▲0.65 % NAFTA 90.49 ▼2.01 % ARI 4,543 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Berlini: Moska të respektojë unitetin e Ukrainës pas zgjedhjeve

Ministri-i-Jashtëm-gjerman-Frank-Walter-Steinmeier-3Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier, i kërkoi sot autoriteteve ruse që të mbajnë premtimin për të respektuar unitetin e Ukrainës, një ditë pas fitores së zgjedhjeve nga rebelët prorusë në lindje të vendit.

“Ne do të gjykojmë Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin sipas deklaratës së tyre, që uniteti i Ukrainës nuk do të vihet në dyshim”, deklaroi Steinmeier, në një reagim të parë ndaj zgjedhjeve në lindje të Ukrainës.

Shefi gjerman i diplomacisë vlerësoi se “ky i ashtuquajtur votim, i gjykuar si i jashtligjshëm nga BE-ja, bie ndesh me fjalët dhe shpirtin e marrëveshjes së Minskut”, të arritur më 5 shtator mes Kievit dhe rebelëve, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe të Moskës.

Dje në mbrëmje Federica Mogherini, shefja e re e diplomacisë evropiane, kishte theksuar se marrëveshjet e Minskut janë mjetet ligjore dhe legjitime për të përcaktuar autoritetet lokale në lindje të Ukrainës të kontrolluar nga separatistët prorusë.

Nga ana tjetër, Moska u shpreh se respekton rezultatet e zgjedhjeve dhe vlerësoi, në ndryshim nga Perëndimorët, se këto votime përbëjnë një pikë të rëndësishme të marrëveshjeve të Minskut dhe mundësojnë legjitimimin e autoriteteve separatiste.

Pa shumë surpriza, votimet e organizuara në këto territore, gati gjysma e rajonit të donetskut dhe një pjesë e vogël e rajonit të Luganskut, konflirmoi në funksionet  tyre krerët e rebelëve që erdhën gjatë verës në krye të separatistëve.

BE-ja e cilësoi këtë iniciativë si një pengesë të re ndaj procesit të brishtë të paqes, pas një konflikti që zgjat prej gjashtë muajsh dhe ka bërë më shumë se 4 000 të vdekur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.