Ekonomia

BERZH: Kina, interes të shtuar për vendet e rajonit

Raporti i fundit i BERZH tregon se Kina ka zgjeruar investimet në rajonin e Europës Juglindore dhe nga kjo kanë përfituar në mënyrë të njëjte të dyja palët…

Kryesisht tërheqja e Kinës për të bërë investime në këtë rajon (në porte, autostrada dhe hekurudha) lidhet me mbështetjen e saj të gjerë që i bën tregtisë ndërkombëtare.

Në terma ekonomik, anëtarësimi i këtyre vendeve në BE do t’i mundësonte Kinës aksesin në tregjet e BE-së, sikurse dhe në tregjet e Ballkani perëndimor.

Bazuar në objektivat afatgjatë ekonomikë dhe gjeopolitike, Kina renditet krah vendeve të Europës Juglindore si një vend politikisht asnjanës dhe si një partner i besueshëm biznesi.

Investimet kineze janë të mirëpritura…

Për vendet e Europës Juglindore, ku nevoja për investime është e madhe, Kina është e mirëpritur. Veçanërisht vendet e Ballkanit Perendimor i shikojnë financimet kineze si të vetmen mënyrë, përsa kohë aksesi në fondet e BE-së nuk është i mundur për vendet kandidate  dhe vendet kanë nevojë për investime në infrastrukturë dhe transport, jo vetëm brenda kufijve por edhe midis fqinjëve.

Vendet e Ballkanit perëndimor do të vazhdojnë të kërkojnë për fonde nga BE-ja për projektet madhore siç është projekti për ndërtimin e “Korridorit Blu” që lidh Malin e Zi, Shqipërinë, Greqinë, Bosnjën, Kroacinë dhe Slloveninë, projektin e gazsjellësit TransAdriatik, “Autostrada e Paqes” që do të lidhe Serbinë me Kosovën dhe Shqipërinë.

Gjithsesi, për të mbushur hendekun e mbetur bosh prej nevojës së madhe që kanë këto vende për investime, alternativa më e mirë e mundshme është financimi nga Kina.

Përsa kohë lundrimi mbetet rruga më e lirë nga Lindja e Largët në Europë, Kina planifikon që të vendosë një lidhje të shpejtë nga Porti i Pireut, në tregjet ballkanike dhe më gjerë në ato europiane.

Lidhjet ekonomike të Kinës me vendet e Europës Juglindore vijnë në tri forma:

  • Huadhëniet direkte qeverive për infrastrukturën

Financimi me anë të huave po bëhet nën kushte e favorshme të kreditimit. Huatë kanë një afat të gjatë maturimi dhe jepen nga banka shtetërore kineze EximBank. Në Shqipëri, Kina po financon dy projekte të mëdha, “Rrugën e Arbrit” dhe “Parkun Industrial të Durrësit.

  • Me anë të lidhjeve tregtare

Lidhjet tregtare me Kinën (importet dhe eksportet) janë shtuar shumë në 10 vitet e fundit. Rajoni i Europës Juglindore eksporton në Kinë në terma monetarë rreth 320 milionë dollar. Eksportohet kryesisht lëndë e parë, kryesisht bakër, hekur, çelik, dhe minerale të tjera. Ndërsa rajoni importon nga Kina 11 miliardëdollarë mallra, duke filluar që nga pajisjet elektronike, makineritë, këpucë, veshje dhe plastikë. Shqipëria eksporton në Kinë, mallra me vlerë monetare 164 milionë dollarë dhe importon nga Kina mallra me vlerë 382 milionë dollar.

  • Investimet direkte të kompanive kineze në rajon

Rritja e interesit të Kinës ka çuar edhe në rritjen e investimeve direkte të huaja në këtë rajon. Koncesioni kinez i Portit të Pireut, nga gjigandi Cosco për 35 vjet, mund të çojë në investime të mëtejshme.

Kina, investitori më i madh i IDH-ve në Shqipëri

Në prill të 2016, BankerPetrolum, kompania kanadeze e naftës, si dhe një prej IDH-ve më të madha në Shqipëri, u ble nga kompania kineze e naftës dhe e kërkimit të gazit Geo-JadePetroleum.

Kështu, kompania kineze ka siguruar të drejtat mbi kërkimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në Shqipëri, duke përfshirë zonën e Patos-Marinzes dhe Kuçovës. Gjithashtu, në të njëjtën kohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njëk onsorcium (që zotërohet kryesisht nga vendet e EuropësPerendimore) iu shit kompanisë kineze EverbrightLimited.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button