Ekonomia

BERZH, raporti i Tranzicionit 2015-2016: Shqipëria reforma konkrete për nisjen e një biznesi dhe transferimin e pronës

aaaaBanka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prezantoi raportin e Tranzicionit 2015- 2016 ku bëhet një paraqitje e reformave financiare dhe ekonomike të një sërë vendeve. Raporti tregon se ka ende shumëshumë faktorë që pengojnë procesin e reformave që një sërë shtetesh po ndërmarrin, megjithatë, pavarësisht rasteve të izoluara, drejtimi i përgjithshëm ka qenë pozitiv, gjë që premton për mirë në ecurinëafatgjatë.

Ukraina është shteti që udhëheq në ekonomitë në zhvillim sa i përlet ecurisë sëreformave ekonomike dhe financiare.

Raporti i përvitshëm i hartuar nga BERZH përdor një sërë treguesish për të matur progresin e bërë në reformat strukturore në rajone, si në : Europën Qendrore dhe Juglindore, ish-Bashkimi Sovjetik dhe në pjesën jugore dhe lindore të Mesdheut.

Një nga sektorët që raporti nxjerr në pah është pikërisht infrastruktura, veçanërisht ajo rrugore, ku është rritur në mënyrë të ndjeshme interesi i sektorit privat për t’u përfshirë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Raporti i referohet referohet veçanërësisht partneritetit publik – privat ( PPP) në rajone si Polonia, Kazakistani dhe Shqipëria. Në rastin e Shqipërisë specifikon se qeveria ka nisur procedurat e prokurimit për autostradën Milot Morinë, 40 milionë euro (PPP).

Një aspekt që merret në analizëështë edhe progresi i bërë nga vendet e rajonit sa i përket klimës së korporatave. Në të thuhet: “Vitet e fundit ka qenë e vështirë që të bëhet një progres i dukshëm sa i përkeet klimës së biznesit, për shkak të natyrës së tyre. Reformat në këtë fushë priren të jenëqë të jenë më të shtrira në kohëpër të pasur një ndikim mëtë dukshëm në ekonomi. Megjithatë, disa vende kanë ndërmarrë hapa për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe tërheqjen e investimeve gjatë vitit tëkaluar. Një shembull i dukshëm është Shqipëria, ku janë zbatuar reforma konkrete veçanërisht sa i përket nisjes së një biznesi, si dhe nëtransferimin e pronës. Gjithashtu është në proces reforma për të zvogëluar madhësinë e informalitetit”.

Raporti hedh dritë edhe mbi kushtet e kreditimit të biznesit të vogël e të mesëm në rajon, që janështrënguar ndjeshëm veçanërisht si pasojë e krizës financiare botërore. Në të citohet se rregullimet strukturore në sistemet bankare kanë ndikuar në forcimin e kushteve të kreditimit, ndërsa ka luajtur rol edhe tregjet kombëtare, bankare. “ Kur SME-të tentojnë të zgjedhin mes bankave të ndryshme nëqytetin e tyre, ato tentojnë të marrin hua nga banka që janë më të shëndosha nga ana financiare, kanë më pak procedura hierarkike dhe zbatojnë periudha më të gjata për shlyerjen e tyre”, thuhet në raport.

Por, raporti nënvizon se sondazhet e realizuara në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme tregojnë se shumë prej tyre kanë nevojë për një kredi janë të dekurajuaradhe nuk aplikojnë, mbi të gjitha sepse procedurat janë të vështira dhe të gjata.

“Kjo ndodh relativisht shpesh në vende të tilla si Armenia, Egjipti, Kazakistani dhe Taxhikistani. Për më tepër, bankat që kanë procedurat e gjata të aplikimit të kredisë që përfshijnë shumë shtresa hierarkike priren të jenë më pak të suksesshëm.

Vendet ku procedurat e aplikimit të kredisë nga ana e NVM-ve priren të jenë relativisht hierarkike (dhe riorganizimi i mëtejshëm mund të jetë i dobishëm) përfshijnë Shqipërinë, Kroacinë dhe Taxhikistanin. E rëndësishme është fakti se thjeshtimi i procedurave të aplikimit për kredi për një politikë e brendshme e bankës dhe për ta ndërmarrënuk kërkohen ndryshime në mjedisin institucional apo ligjor”, thuhet në raportin e BERZH për Tranzicionin 2015-2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button