Besnik Mustafaj është shpallur autori i vitit në Kosovë
Besnik Mustafaj është shpallur autori i vitit, në edicionin e 19-të të Panairit të Librit që u mbajt në Kosovë. Shoqata e Botuesve e vlerësoi atë me këtë cmim për librin “Endrra e doktorit” botimet Toena.
Gazetarja Beti Njuma u vlerësua si përkthyesja e vitit me librin “Gjyzlyket e arta” me autor Giorgio Bassani. Me këtë çmim është vlerësua dhe Urim Nerguti me librin “Busull” të Mathias Enard si dhe Leila Slimani me librin “Këngë e egër”.
Çmimi i letërsisë për fëmijë shkoi për librin “Mbreti nga Qerreti” i Xhevat Sylës. Çmimi si poeti më i mirë shkoi për Agron Gashin me përmbledhjen poetike “Ditët pa gjë”. Romani më i mirë shkoi për Petrit Palushin me librin “Shtrati 13”.
Çmimi për kritikën dhe studimin më të mirë shkoi për gazetaren Klara Buda me librin “Kosova mon amour”. Çmimi autori i vitit i huaj shkoi për Lucie Leanne.
Çmimi për veprën kapitale shkoi për autorin Shyqri Nimani me veprën “Nëpër gjëmba drejt yjeve”.
Stenda më e mirë e panairit u shpall Argeta LMG. Çmimi special shkoi për poeten Flutur Mustafa me librin “Na dy”.
Më poshtë po botojmë dhe titujt e librave më të shitur të këtij panairi të bërë publik nga Shoqata e Botuesve të Kosovës
Librat më të kërkuar të panairit: 5-shja e titujve vendorë:
- “Veton Surroi – Gorillat që s’i pamë”, botuar nga Koha
-
“Flutur Mustafa – Na dy”, botuar nga Buzuku
-
“Arbën Xhaferi – Veprat”, botuar nga Klan Kosova dhe Dudaj
-
“Agron Alibali – Dritëhijet e një diplomati, Faik Konica”, botuar nga Argeta Lmg, dhe
-
“Ndriçim Ademaj – Pa heronj, pa bujë”, botuar nga Pegi
Ja 5-shja e titujve të huaj:
-
“Malala Yousafzai – Unë jam Malala”, botuar nga Pema
-
“Elena Ferrante – Mbiemri i ri”, botuar nga Pegi
-
“Svetlana Aleksievic – Lufta nuk ka fytyrë gruaje”, botuar nga Buzuku
-
“Yuval Harari – Sapiens, një histori e shkurtër e njerëzimit”, botuar nga Botart
-
“Michel Holluebecq – Harta dhe territori” botuar nga Skanderbeg Books.