☁️
Tiranë 6°C · Vranët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.73 ▲0%
ARI 5,123 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,343 ▲ +2.7% ETH $2,112 ▲ +3.85% XRP $1.4056 ▲ +2.3% SOL $89.5400 ▲ +4.53%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.73 ▲0 % ARI 5,123 ▼0.06 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.73 ▲0 % ARI 5,123 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Bota

Beteja për Mosulin, SHBA: Shteti Islamik mund të përdorë armë kimike

Shtetet e Bashkuara i frikësohen përdorimit të armëve kimike të papërpunuara nga ana e Shtetit Islamik, militantët e të cilit po përpiqen të zmbrapsin ofensivën e udhëhequr nga Iraku në qytetin e Mosulit. Megjithatë, zyrtarët amerikanë janë kujdesur të shtojnë se, aftësia teknike e grupit për të zhvilluar të tilla armë është tepër e kufizuar.

Forcat amerikane kanë nisur të mbledhin rregullisht copëza predhash për t’i testuar ato nëse mbajnë apo jo agjentë kimikë, duke ditur përdorimin e gazit mustard nga ISIS në muajit e mëparshëm.

Një tjetër zyrtar amerikan ka dhënë informacione edhe mbi një tjetër incident të pazbardhur deri më sot, sipas të cilave forcat amerikane kanë konfirmuar praninë e agjentit të squfurit në copëza municioni të përdorura nga Shteti Islamik më 5 tetor. Por sipas tij, ISIS nuk ka shënjestruar trupat amerikane apo ato të koalicionit, por forcat lokale.

“Duke ditur sjelljen e dënueshme të Shtetit Islamik dhe mospërfilljes flagrante të standardeve dhe normave ndërkombëtare, përdorimi i armëve kimike nuk do të jetë surprizë për ne”, tha zyrtari amerikan në kushte anonimati.

Zyrtarët amerikane gjithsesi nuk besojnë që Shteti Islamik të ketë qenë i suksesshëm deri më tani në zhvillimin e armëve kimike, veçanërisht atyre me efekte vdekjeprurëse, duke lënë të kuptohet se armët konvencionale janë ende ato që përbëjnë më shumë rrezik për forcat irakiane dhe ato kurde që avancojnë drejt Mosulit, por edhe për këshilltarët e huaj që afrohen me frontin e luftës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.