🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.30 ▼0.24%
ARI 5,011 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,585 ▼ -0.35% ETH $2,335 ▼ -1.9% XRP $1.5320 ▼ -0.46% SOL $95.2700 ▼ -2.34%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.30 ▼0.24 % ARI 5,011 ▲0.06 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.30 ▼0.24 % ARI 5,011 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Betohet Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është betuar sot në seancën plenare të Kuvendit, pasi u zgjodh në seancën e 28 prillit  në Parlament.

Meta morri 87 vota pro dhe 2 kundër.

Në ceremoninë e e betimit të zhvilluar sot në Kuvend, zv/kryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, lexoi formulën e betimit dhe Presidenti Meta tha “Betohem”. Më pas u këndua Himni Kombëtar.

Në seancë merrnin pjesë deputetë nga mazhoranca dhe opozita.

Presidenti Meta në fjalën e tij, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe shprehu vullnetin e hekurt për të respektuar Kushtetuën e Shqipërisë në intersin më të mirë të kombit dhe popullit shqiptar.

“Sot kam nderin t’ju përshëndes me ndjenjën më të lartë përkushtuese dhe do të dëshmoj solemnisht vullnetin time të hekurt për të respektuar në germë dhe frymë Kushtetutën e Shqipëisë në interesat më të mira të vendit, kombit dhe qytetarëve shqiptarë. Do t’i shërbej konsensusit, bashkëpunimit dhe gjithpërfshirjes dhe sidomos të avancimit të reformave që e bëjnë vendin tonë më demokratik, më të begatë dhe më shumë europian. Më 28 prill kandidova si President më shumë me mendje sesa me zemër, sepse opozita nuk ishte këtu, por ju siguroj se betimi im sot këtu është me zemër dhe besoj se kandidimi im si President dha kontributin modest në zgjidhjen e krizës politike”, u shpreh Meta.

“25 vjet më parë u zgjodha deputet në këtë Kuvend dhe tashmë më duhet të ndahem nga jeta parlamnetare për këtë detyrë të lartë. Kam qenë në vijën e parë të ballafaqimit politik, por edhe përpjekjeve për ecurinë europiane të vendit. Thirrjet ta bëjmë Shqipërinë si Europa mbeten edhe sot projekti ynë i përbashkët për të ardhmen”, tha Meta.

“Kushtetushmëria, asnjanësia dhe respektimi i shtetit të së drejtës do jenë referimi im. Do i shërbej frymës së konsensusit, dialogut e bashkëpunimit institucional dhe jetësimit të reformave demokratike”, deklaroi Meta.

“Jam besimplotë për të vijuar angazhimet maksimale për respektimin e të drejtave të paki=cave. Me të njëjtën përgjegjësi që do respektojmë pakicat, nuk do reshtim së kërkuari vendeve të tjera ku jeotjnë shqiptarët, respektimin e të drejtave të shqiptarëve”, tha Meta.

Axhenda parashikon më pas edhe ceremoninë e marrjes së detyrës në ambientet e Presidencës, ku të ftuar janë personalitete, politikanë, përfaqësues të trupës diplomatike e të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.