Beyonce, me dietë? Plas ironia në rrjetet sociale
Beyonce është ironizuar nga përdoruesit e mediave sociale, pasi tha se ajo ka ndjekur një dietë vegjetariane.
Në intervistën e saj për “Good Morning America”, tha se do të jepte një “lajmërim të madh”, duke menduar se do të fliste për ndonjë album të ri, tur apo ndonjë shtatzani të dytë.
Këngëtarja, së fundi në videon e këngës me Nicki Minaj, “Feeling Myself”, u shfaq duke ngrënë hamburger. Ajo vazhdon të lartësojë të mirat e një diete vegjetariane. Kjo dietë përfshin një sërë perimesh, duke përjashtuar mishin, vezën, bulmetrat dhe produkte të tjera shtazore.
“Nuk jam në mënyrë natyrale një grua e hollë. Unë kam forma. Por u jam nënshtruar dietave që në moshë të vogël. Të gjesh diçka që bën punë dhe të mbash peshën normale ka qenë e vështirë për mua”, ka thënë Beyonce.