Kosova

Biden fton Mustafën në Washington

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar për vizitë nga zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

biden-fton-mustaf-euml-n-n-euml-washington_hdKëtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë, derisa ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për pjesëmarrjen në konferencën për siguri në Munih të Gjermanisë dhe takimet që ka zhvilluar atje, përfshirë edhe takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.

Kryeministri ka vlerësuar se në takime është shprehur gatishmëria e bashkëpunimit dhe janë shprehur pozitivisht për proceset dhe menaxhimin e tyre në vend.

“Jam takuar me zëvendës presidentin Joe Biden, i cili ka shprehur përkushtimin për Kosovën dhe për proceset që po zhvillohen në Kosovë. Kam marrë ftesë që të vizitoj Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe do të përgatisim bashkërisht një program të vizitës që do të jetë përmbajtjesor atje”, tha kryeministri Mustafa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button