Bota

Biden ‘nuk fal’ grushtin e shtetit/ SHBA, sanksione gjeneralëve në Mianmar

Presidenti Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv që i hap rrugën sanksioneve të reja ndaj zyrtarëve ushtarakë të Mianmarit dhe bizneseve të tyre pasi ushtria arrestoi udhëheqësit e zgjedhur dhe mori pushtetin më 1 shkurt.
Biden tha se urdhri ekzekutiv do t’i mundësonte administratës së tij “të sanksiononte menjëherë udhëheqësit ushtarakë që drejtuan grushtin e shtetit, interesat e tyre të biznesit si dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre”.

Ushtria e Mianmarit arrestoi udhëheqësit civilë, duke përfshirë edhe laureaten e çmimit Nobel Aung San Suu Kyi, dhe shpalli një gjendje emergjence njëvjeçare, duke përmendur pretendimet se zgjedhjet e nëntorit ishin manipuluar. Komisioni zgjedhor i ka hedhur poshtë ankesat e ushtrisë. Biden njoftoi gjithashtu ngrirjen e 1 miliard dollarëve të “fondeve qeveritare të Mianmarit të mbajtura në Shtetet e Bashkuara”, gjë që do të ndalonte gjeneralët të kenë qasje në këto fonde.

“Ne do të identifikojmë raundin e parë të objektivave tona këtë javë, dhe gjithashtu do të vendosim kontrolle të forta të eksporteve. Ne po ngrijmë pasuritë nga të cilat përfiton qeveria birmaneze, ndërsa vazhdojmë mbështetjen tonë për kujdesin shëndetësor, grupet e shoqërisë civile dhe fusha të tjera nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt njerëzit e Mianmarit”, deklaroi presidenti amerikan.

Protestuesit dolën në rrugët e Mianmarit për të pestën ditë të mërkurën, duke u zotuar të vazhdonin demonstratat kundër grushtit të shtetit edhe pasi një grua u qëllua dhe u plagos gjatë përleshjeve një ditë më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button