☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 53,452 ▲3.22%
NASDAQ 25,779 ▲1.6%
NAFTA 88.60 ▼7.79%
ARI 4,074 ▲3.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,202 ▲ +2.98% ETH $2,420 ▲ +5.65% XRP $1.3047 ▲ +2.01% SOL $94.9100 ▲ +1.41%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,452 ▲3.22 % NASDAQ 25,779 ▲1.6 % NAFTA 88.60 ▼7.79 % ARI 4,074 ▲3.4 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,452 ▲3.22 % NASDAQ 25,779 ▲1.6 % NAFTA 88.60 ▼7.79 % ARI 4,074 ▲3.4 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Biden përshëndet nisjen e negociatave me BE-në për Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut

Ai ka thënë se SHBA-të, do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende (Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut) punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit, shkruan Alsat.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”, thuhet në adresimin e presidentit Joe Biden.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.