☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.70 ▼1.94%
ARI 4,717 ▲2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $71,150 ▲ +1.56% ETH $2,162 ▲ +0.13% XRP $1.4603 ▲ +0.39% SOL $89.7100 ▲ +0.63%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.70 ▼1.94 % ARI 4,717 ▲2.42 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.70 ▼1.94 % ARI 4,717 ▲2.42 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Kosova

Bisedimet e Brukselit, Mustafa: Progres para diskutimeve në nivel kryeministrash

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se është arritur progres gjatë bisedimeve të nivelit teknik në Bruksel, lidhur me energjinë, lirimin e lëvizjen mbi urën e Ibrit dhe parimet për themelimin e Asociacionit të Komunave.

Para takimit në nivel kryeministrash, përmes një postimi në Facebook, kryeministri Mustafa ka bërë të ditur se “marrëveshjet që mund të arrihen janë në interes të sovranitetit të vendit dhe të integrimit europiane dhe euroatlantik”.

“Çështja e energjisë, e Asociacionit të Komunave, kodit telefonik dhe lëvizjes në urën e Ibrit janë diskutuar gjatë, me vite të tëra. Ky fakt tregon se janë trajtuar në mënyrë të hollësishme mundësitë, si dhe korniza kushtetuese e ligjore, dhe nuk është vepruar e nuk do të veprohet në arritjen me çdo kusht të asnjë marrëveshjeje”.

Mustafa ka shtuar se “nuk kanë shkuar në Bruksel për të bërë fushatë, por për zgjidhjen e problemeve që, – siç ka shkruar ai, – 15 vite me radhë po e ngulfasin Kosovën dhe po na paralizojnë të merremi me çështjet tona jetike”.

“Paralizimi i pavarësisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës iu përshtatet vetëm atyre që ende jetojnë me mendësinë e së kaluarës, por besoj se ka ardhur koha të hiqet dorë nga ajo mendësi”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.