🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.28 ▼5.49%
ARI 4,578 ▲3.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,750 ▲ +0.95% ETH $2,191 ▲ +1.1% XRP $1.4270 ▲ +0.46% SOL $93.1800 ▲ +1.56%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.28 ▼5.49 % ARI 4,578 ▲3.99 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.28 ▼5.49 % ARI 4,578 ▲3.99 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bizneset e mëdha shqiptare që shitën dhe blenë aksione në 2015-2016

Kompanitë e mëdha me pronësi shqiptare, në vite kanë arritur të kenë një biznes të qëndrueshëm dhe ndryshimet e pronarëve nuk ndodhin shpesh, teksa një pjesë e madhe e sipërmarrjeve janë dhe familjare. Megjithatë, në 2015-n dhe 2016-n ka pasur disa kompani që kanë ndryshuar pronësinë, duke shitur apo duke blerë aksione.

-United Agencies Limited SA, në janar 2015, ka blerë edhe 40% të kuotave të Mediterranean Shipping Company Albania nga ortaku tjetër, Mediterranean Shipping Company Greece, duke e çuar në 100% zotërimin e kompanisë, sipas deklarimeve në QKB. Çmimi i blerjes së kuotave është 1.05 milionë euro, sipas kontratës së shitblerjes.

-Agron Shehaj, një nga pionierët e biznesit call center në Shqipëri, në janar 2015 ka vendosur të shesë të gjitha kuotat që zotëronte tek Intercom Data Service te Sestante Holding për 10 milionë euro, sipas kontratës së shitblerjes. Pas këtij transaksioni, pronësia e shoqërisë, nga shqiptare u bë e huaj. Agron Shehaj vijon të mbetet administrator i kompanisë.

-Në fund të vitit 2015 është ndryshuar pronësia e A.K.F. PETROLEUM, kompanisë sh.p.k. që kryen tregtimin me pakicë të markave të naftës Alpet. Katër ortakët juridikë, AZ Distribution, STANDART OIL, G&O TRADING, ENERGY TRADING, kanë transferuar të gjitha aksionet tek Aida Melhani, që tashmë zotëron 100% të aksioneve të A.K.F. PETROLEUM, sipas ekstraktit të QKR.

-Shoqëria e lojërave të fatit APEX-Al ka ndryshuar aksioner në prill 2016. Aksioneri UNIO BETEILIGUNGS GMBH ka shitur 16% të aksioneve të Blue Holding, 40% te Green Line Holding dhe 40% tek WSI.

-Euronuovo, një nga shoqëritë kryesore të distribucionit është përthithur në mes të vitit 2015 nga Euro Investment Group. Bashkimi duket se nuk i ka shpëtuar të dyja kompanitë që janë zhytur në një valë kërkesash për sekuestro konservative nga të tretë e banka.

-Eurosig bleu në mes të këtij viti 100% të aksioneve të shoqërisë së sigurimeve shtetërore INSIG, që Ministria e Financave e nxori në shitje, për 2.22 miliardë lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.