☁️
Tiranë 10°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,630 ▼1.29%
DOW 46,229 ▼1.63%
NASDAQ 22,172 ▼1.37%
NAFTA 97.21 ▲1.76%
ARI 4,860 ▼2.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,008 ▼ -4.67% ETH $2,181 ▼ -5.99% XRP $1.4513 ▼ -5.25% SOL $89.5700 ▼ -5.41%
S&P 500 6,630 ▼1.29 % DOW 46,229 ▼1.63 % NASDAQ 22,172 ▼1.37 % NAFTA 97.21 ▲1.76 % ARI 4,860 ▼2.96 % S&P 500 6,630 ▼1.29 % DOW 46,229 ▼1.63 % NASDAQ 22,172 ▼1.37 % NAFTA 97.21 ▲1.76 % ARI 4,860 ▼2.96 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Biznesi-Fagut: Çmimet e referencës kanë kosto shtesë për eksportet

Komuniteti i biznesit i paraqiti të mërkurën drejtores së Doganave, Pranvera Fagu një sërë problematikash që ata po hasin lidhur me procedurat e skanimit në dogana nga kompania Rapiscan, çmimet e referencës që aplikohen, procedurat doganore, diferencat në matje apo mos rakordimet që hasen mes tatimpaguesve e doganave.

Në takimin e zhvilluar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, “Doganat dhe biznesi për vitin 2016” , Alketa Uruçi anëtare në bordin e AmCham tha se çmimet e referencës kanë kosto shtesë për eksportet. Tatimorët, sipas Uruçit, nuk rimbursojnë TVSH-në mbi çmimet e references. Po ashtu, Uruçi theksoi se ka vështirësi në diferencat në peshimin e mallrave rifuxho. “Për këto diferenca ka gjobitje, pasi quhen deklarime jo të sakta”, theksoi ajo.

Ndërsa drejtore e Dogana, Pranvera Fagu vuri në dukje se administrata që ajo drejton është e angazhuar për të ofruar një shërbim sa më cilësor për biznesin. Sipas saj, fokusi është përmirësimi i legjislacionit doganor.
Duke folur për lehtësitë ndaj biznesit, Fagu u ndal tek procedura e zhdoganimit lokal, që sipas saj është funksionale që nga muaji shtator i vitit 2015.

“Ajo që ngelet për t’u plotësuar është vetëm kërkesa nga operatorët ekonomikë. Aktualisht kemi katër kërkesa që janë në shqyrtim. Ju garantoj që nga administrata doganore gjithçka është e përfunduar”, sqaroi Fagu._MG_1588
Ndërsa lidhur me çmimet e referencës, Fagu u shpreh se të gjitha zhdoganimet e importeve gjatë vitit 2015, në masën 89% janë kryer me çmimet e transaksioneve, ndërsa me metodat e tjera alternative janë vetëm 11%.

Më tej, Fagu informoi se sa i përket çmimeve të referencës, kemi vendosur që gjatë këtij viti të krijojmë data base kombëtare, si një instrument analize dhe risku, për përdorimin e drejtë të metodave alternative.

“Krahas këtyre reformave, jemi në fazën e fundit të deklarimit elektronik, që do të thotë që ju si biznes në çdo kohë mund të kryeni me anë të internetit deklarimet tuaja. Kjo do të çojë në shmangien e takimeve të drejtë për drejta të operatorëve ekonomikë me doganierët, kjo do të na sjellë si përfitim uljen e korrupsionit”, deklaroi Fagu.

Miratimi i VKM-së për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale në dogana, Znj. Fagu e ka konsideruar si arritje. Ky vendim, tha ajo, mundëson fillimin e procedurave për mbrojtjen e këtyre të drejtave, për mallrat që janë objekt i mbikëqyrjes doganore.
Po ashtu Fagu bëri të ditur se në muajin mars do të lançohet edhe programin Internet dogana, që do të ofrojë shërbime të reja në kohë reale, si verifikime dhe aplikime të ndryshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.