☁️
Tiranë 10°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,806 ▲ +0.96% ETH $2,241 ▲ +2.07% XRP $1.3510 ▲ +0.33% SOL $84.4000 ▲ +1.25%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Biznesi i vogël, Tatimet: Ja si mund të korrektoni deklarimet për shitje/blerjet

Biznes i vogël me TVSH dhe biznes i vogël pa TVSH, brenda datës 10 shkurt, mbështetur te vetëdeklarimet duhet të korrektojë parregullsitë që mund të kenë ndodhur në mbajtjen dhe deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016.

Administrata Tatimore sqaron të gjitha hapat që duhet të ndiqen për të korrigjuar pasaktësitë përpara vlerësimit të tyre.

“Mbështetur në nenin 16, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar, ju jeni të detyruar që brenda datës 10 shkurt 2017 të dorëzoni formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogel, për periudhën tatimore të lidhur me vitin kalendarik 2016.
Në këtë formular, nga ana juaj duhet të paraqiten hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

Tatimpagues që keni përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël,

Ju jeni të detyruar të deklaroni elektronikisht pranë administratës tatimore:

1.Librin e shitjeve dhe librin e blerjeve, brenda datës 10 të çdo muaji, që pason periudhën tatimore që deklarohet.

2.Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, brenda datës 10 shkurt 2017.

Administrata tatimore bën të ditur se çdo e dhënë e deklaruar nga :

-ana e biznesit
-nga furnitorët
-nga klientët

është në verifikim konstant.

Nga të dhënat e nxjerra në sistemin elektronik të tatimeve, ka rezultuar që ka tatimpagues, që nuk kanë qenë korrekt në deklarimet e tyre periodike mujore, lidhur me të dhënat për blerjet, pra nga furnitorët e tyre por edhe të shitjeve.

Me qëllim që ndaj jush, në rastin e konstatimit të parregullsive, të mos zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije që ju keni mundësinë e vetme që:

Formularët e Deklarimit dhe Pagesës së TVSH-së, të deklaruar parregullsisht, të mund t’i deklaroni të ndryshuar, në të drejtën që ju jep neni nr. 67 i ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, brenda datës 10 shkurt 2017.
Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, të cilin ju detyroheni ta dorëzoni brenda datës 10 shkurt 2017, ta plotësoni mbi baza ta plota rregullshmërie, për të gjithë transaksionet tuaja faktike të blerjeve dhe të shitjeve, që keni kryer gjatë vitit ushtrimor kalendarik 2016.
Në rast se pas verifikimit nga administrata tatimore, deklarata/t dërguar nga ana juaj, konstatohen të parregullta, ndaj jush do të zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr. 9920 datë 19.5.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Tatimpagues që keni përgjegjësinë tatimore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël,

Ju jeni të detyruar të deklaroni elektronikisht pranë administratës tatimore:

Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, brenda datës 10 shkurt 2017.
Administrata tatimore, ju bën me dije që çdo e dhënë:

e deklaruar nga ana juaj,
nga furnitorët tuaj,
nga klientët tuaj
është në verifikim konstant.

Me qëllim që ndaj jush, në rastin e konstatimit të parregullsive, të mos zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije që ju keni mundësinë e vetme që:
Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, të cilin ju detyroheni ta dorëzoni brenda datës 10 shkurt 2017, duhet që ta plotësoni, mbi baza ta plota rregullshmërie, për të gjithë transaksionet tuaja faktike të blerjeve dhe të shitjeve, që keni kryer gjatë vitit ushtrimor kalendarik 2016″, thuhet në sqarimin që bën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kjo drejtori është duke punuar për krijimin e një klime të re komunikimi mes saj dhe të gjithë tatimpaguesve për të shamngur krijimin e paqartësive dhe për të reduktuatr burokracitë. Deri në vitin 2021, administrata tatimore do të zbatojë një strategji të re komunikimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.