☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.46 ▼1.08%
ARI 4,433 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,545 ▼ -3.28% ETH $2,051 ▼ -4.69% XRP $1.3604 ▼ -2.88% SOL $86.1000 ▼ -5.37%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.46 ▼1.08 % ARI 4,433 ▲1.29 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.46 ▼1.08 % ARI 4,433 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Biznesi kërkon Ministrinë e Tregtisë dhe Sipërmarrjes në qeverinë e ardhshme

Sipërmarrjes Shqiptare, pas konsultimeve të vazhdueshme me të gjitha organizatat e biznesit, ka hartuar një platformë ekonomike, e cila iu adresohet të gjitha forcave politike dhe ku përfaqësohen interesat e sipërmarrjes private në Shqipëri.

Kjo platformë ekonomike, e propozuar nga Forumi i Sipërmarrjes Shqiptare ka për synim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të biznesit, që mbështetet në identifikimin dhe analizën e kapaciteteve, potencialeve dhe burimeve që ofron vendi.

Sipërmarrja ka propozuar:

  1. Hartimin e një strategjie të zhvillimit ekonomik të vendit për një periudhë 10-15 vjeçare, në konsultim të ngushtë me sipërmarrjen, bazuar në kapacitet, potencialet dhe burimet që ofron vendi
  2. Rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare është jetësore për sipërmarrjet private në mënyrë që të konkurrojë me sukses në tregun rajonal, europian dhe atë global. Është e rëndësishme të identifikohet sektorët prioritare, për të cilët duhen përgatitur paketa lehtësuese me karakter ligjor, procedural, tatimor dhe tarifor, si:

-përmirësimi i kuadrit ligjor dhe garantimi i sigurisë ligjore

-përmirësimi i kuadrit rregullator procedural

-përmirësimi i klimës së investimeve dhe të bërit biznes

-hartimin e politikave fiskale dhe përmirësimit të sistemit tatimor dhe atij doganor

-ulje e moderuar e nivelit të TVSH dhe përshkallëzimin në zbritje për disa sektorë specifik

-përmirësim të politikave tregtare, duke mbajtur në fokus politikat mbështetëse mbi prodhimin vendas dhe nxitjen e eksporteve nëpërmjet:

rishikimit të taksave vendore për industrinë prodhuese

përmirësim të infrastrukturës publike

përmirësim të cilësisë së shërbimeve publike

heqje e TVSH-së për energjinë elektrike për sipërmarrjen prodhuese

ulje e çmimit të lëndëve djegëse për sipërmarrjen prodhuese

përmirësimit të procesit të inspektimit

mbështetje për rritjen e cilësisë dhe standardit të prodhimeve shqiptare

lehtësim i procedurave doganore dhe kufitare

rritja e fondeve mbështetëse për promovimin e “Made in Albania”

  1. Rritja e punësimit duke u bazuar në Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive,  përmes identifikimit të potencialeve dhe burimeve  që ofron territori dhe duke u mbështetur në cilësinë dhe standardin e sistemit të edukimit dhe formimit.
  2. Përmirësim i Partneritetit Publik Privat si nja nga elementët kryesore të bashkëpunimit me sipërmarrjen private dhe garantimin e efikasitetit të politikave publike  që prekin drejtpërdrejtë ekonominë.  Forumi sugjeron që forca politike që do të qeverisë vendin të marrë në konsideratë që, në kompozimin e ardhshëm qeveritar, të pranohet që pjesë e kabinetit qeveritar të jetë Ministria e Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  ministri i së cilës do të dalë nga propozimi i Forumit dhe të ketë të drejtën që të kërkojë edhe shkarkimin e tij.
  3. Agrobiznesi, përpunimi agroindustrial dhe Zhvillimi Rural

–konsolidimi rrjetit ekzistues të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor

-rritje e ndërgjegjësimit të aktorëve ekonomik

-rinovimi i Parkut të Mekanikës Bujqësore

-evidentim i tokave bjerrë

-ulja e kostove për fermerët

  1. Turizmi dhe Agroturizimi

Nxisim partitë politike për të hartuar një paketë masash specifike për investime në përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike.

  1. Teknologjia e Informacionit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.