Ekonomia

Biznesi nis shlyerjen e detyrimeve me këste, 14 miliardë lekë borxh OSHEE-së

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi të mërkurën se ka nisur procesin e lidhjes së aktmarrëveshjeve me bizneset debitore, për shlyerjen e detyrimeve me këste. Sipas zyrës së shtypit të OSHEE-së, këstet dhe afatet ndryshojnë në varësi të linjës së tensionit që biznesi është lidhur, duke nisur nga tensioni i mesëm, 35 kv, deri te tensioni i ulët, 04 kv.

oshee3OSHEE bën të ditur se deri sot nuk ka patur një skemë të tillë lehtësuese për biznesin, prandaj OSHEE beson se pagesat me këste të detyrimeve është një marrëdhënie e re që kompania vendos me klientin privat. Në total janë rreth 90 mijë kontrata debitore ndaj OSHEE nga subjekte private, me vlerë rreth 14 miliardë lekë, ku afro 85 mijë kontrata janë të subjekteve që furnizohen në linjën Tension i Ulët. Deri tani, kur nisi procesi më 2 mars, bizneset kanë lidhur marrëveshje të pagesës me këste në OSHEE për 150 kontrata.

Kategoritë

Bizneset që furnizohen në tension të mesëm 35kv – 6 kv

Këto janë biznese të sektorit industri dhe detyrimin duhet ta paguajnë deri me 6 këste të barabarta. Ky proces duhet të mbyllet brenda datës 31 dhjetor 2015.
Kujtojmë se me ligjin e ri që pritet të miratohet në Kuvend, kjo kategori biznesi nuk do të furnizohet nga OSHEE pas kësaj date (parimi i liberalizimit të tregut për klientët e kualifikuar).

Bizneset që furnizohen në tension të mesëm 20/10/6 kv

Këto janë biznese të mëdha, (kryesisht si atë që ndodhen përreth autostradës Tiranë-Durrës). Këstet e pagesës së detyrimeve janë deri në 12 muaj (këst për muaj në shuma të barabarta). Bizneseve u jepet afat t’i likujdojnë me këste detyrimet, brenda periudhës, të ndarë, si:
Bizneset që furnizohen në linjat 20/10 kv brenda 31 dhjetor 2016;
Bizneset që furnizohen në linjat 6 kv brenda datës 31 dhjetor 2017.
Bizneset që furnizohen në tension të ulët

Janë kategoria e bizneseve të tjera, shërbim dhe prodhim, me 12 këste
Objektet e kultit, me 12 këste
Serat dhe Pompa Uji Vaditëse, me 24 këste *një këst për muaj

Kriteret

Më qellim që të përftohet nga skema e mësipërme subjektet duhet të paraqesin pranë sportelit:

Personat fizike
Në rast së nuk paraqitet mbajtësi i kontratës, duhet autorizim me shkrim për hyrjen në AKM (aktëmarrëveshje)
Kartë ID e Mbajtësit të Kontratës
Kartë ID e personit të Autorizuar
Ekstraktin e QKR që vërteton llojin e aktivitetit sa më lart
Kopje e kontratës së pikes së lidhjes për vërtetimin e mënyrës së lidhjes

Shoqërite me kapital (sh.p.k dhe sh.a)
Autorizimn nga aksioneri i vetëm ose administratori i Shoqërisë për hyrjen në AKM
Karta ID e aksionerit ose Administratorit sipas Autorizimit
Karta ID e personit që do të lidhë AKM
Ekstrakti i QKR që që verteton llojin e aktivitetit sipas produkteve këtu më lart
Printout në System Blling i llojit të Biznesit (kodi i Tarifës)
Kopje e kontrates së pikës së lidhjes për vërtetimin e mënyrës së lidhjes

OSHEE thekson se per të përballuar fluksin në sportele ka lidhur kontrata me operatorë të tjerë për shërbimin e pagesës së faturave. aktualisht, pagesat më këste të biznseve mund të bëhen si në sportelet e OSHEE, ashtu edhe në pikat e transfertave të parave, bankat apo në postë. Pra, përveç pagesës normale të faturës së dritave, subjektet mund t’i drejtohen edhe pikave të tjera alternative, të cilat priten të zgjerohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button