☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,252 ▲ +0.44% ETH $2,699 ▲ +0.63% XRP $1.5020 ▲ +1.06% SOL $121.7100 ▲ +1.89%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Blake Lively humb 64 milionë dollarë nga beteja ligjore me Justin Baldoni

Aktorja Blake Lively ka njoftuar se ka pësuar një humbje prej rreth 64 milionë dollarë për shkak të një konflikti ligjor me aktorin dhe regjisorin Justin Baldoni, me të cilin ajo punoi në filmin “It Ends With Us”.

Sipas dokumenteve të gjykatës, avokatët e Lively-t deklarojnë se këto humbje financiare janë pasojë e një fushate të organizuar për shpifje nga Baldoni, e cila kishte për qëllim diskreditimin e akuzave të aktores për ngacmim seksual dhe krijimin e një ambienti të papërshtatshëm pune gjatë realizimit të filmit.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se kjo fushatë ka përfshirë etiketime negative ndaj Lively-t, si “bullizuese” dhe “vajzë e keqe”, të cilat kanë arritur të grumbullojnë më shumë se 176 milionë shikime në internet. Kjo sipas palës së saj ka shkaktuar humbje prej 40.5 milionë dollarësh.

Gjithashtu, deklaratat publike të avokatit të Baldoni-t, Brian Friedman, dyshohet se kanë sjellë dëme shtesë prej mbi 24 milionë dollarësh, duke ndikuar edhe në kufizimin e mundësive profesionale për aktoren.

Në fillim të muajit prill, gjykata rrëzoi 10 nga 13 akuzat e Blake Lively ndaj Justin Baldoni, duke vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për përfundime në lidhje me ngacmimin seksual. Megjithatë, gjyqtari pranoi mundësinë e përpjekjeve për dëm të reputacionit dhe karrierës së Lively-t.

Çështja pritet të vijojë në gjykim para një jurie më 18 maj, pasi deri më tani palët nuk kanë arritur një marrëveshje jashtë gjyqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.