Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $63,225 ▲ +1.74% ETH $1,799 ▲ +3.59% XRP $1.1793 ▲ +5.11% SOL $82.2000 ▲ +0.48%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
roze

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pit heq dorë nga mbiemri i të atit

Djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Maddox Jolie-Pitt, ka paraqitur kërkesë ligjore për të hequr mbiemrin “Pitt” nga emri i tij dhe për t’u quajtur vetëm “Maddox Chivan Jolie”.

Sipas medias TMZ, ai ka dorëzuar dokumentet për ndryshimin e emrit, duke sinjalizuar distancim nga mbiemri i babait të tij. Ky vendim vjen pasi më herët ai kishte nisur ta përdorte vetëm mbiemrin “Jolie” edhe në jetën profesionale, ku në filmin e fundit të Angelina Jolie, “Couture”, figuron si asistent regjisor me emrin “Maddox Jolie”.

Kërkesa e Maddox për ndryshimin e emrit ende nuk është miratuar, por pritet vendimi i gjykatës.

Maddox është fëmija më i madh i ish-çiftit të Hollywood-it,të cilët kanë gjashtë fëmijë së bashku. Edhe disa prej fëmijëve të tjerë të tyre kanë përdorur vetëm mbiemrin Jolie në paraqitje publike dhe projekte artistike. Motra e tij Shiloh Jolie ka bërë ndryshim ligjor të emrit.

Ky zhvillim shihet si një tjetër shenjë e distancimit të fëmijëve nga i ati, në një marrëdhënie që është tensionuar prej ndarjes së Brad Pitt dhe Angelina Jolie në vitin 2016.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie u njohën në fillim të viteve 2000 dhe u kthyen në një nga çiftet më të famshme të Hollywood-it. Ata ndërtuan së bashku një familje me gjashtë fëmijë dhe u martuan në vitin 2014. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2016, ndërsa divorci u finalizua pas një procesi të gjatë dhe të bujshëm ligjor.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.