☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,384 ▲0.23%
DOW 45,349 ▲0.4%
NASDAQ 20,967 ▲0.09%
NAFTA 102.27 ▲2.64%
ARI 4,554 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,548 ▲ +1.38% ETH $2,062 ▲ +3.43% XRP $1.3457 ▲ +1.3% SOL $84.4200 ▲ +2.8%
S&P 500 6,384 ▲0.23 % DOW 45,349 ▲0.4 % NASDAQ 20,967 ▲0.09 % NAFTA 102.27 ▲2.64 % ARI 4,554 ▲0.65 % S&P 500 6,384 ▲0.23 % DOW 45,349 ▲0.4 % NASDAQ 20,967 ▲0.09 % NAFTA 102.27 ▲2.64 % ARI 4,554 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Blater dorëhiqet nga FIFA (VIDEO)

Kreu i FIFA-s Sep Blater ka dhënë dorëheqjen pak minuta më parë, vetëm 2 ditë pasi u rizgjodh për një mandat të pestë në krye të institucionit më të rëndësishëm në botë për futbollin.

Dorëheqja vjen pas skandalit korruptiv që ka përfshirë FIFA-n, i cili u shoqërua me arrestimin e 7 zyrtarëve të lartë të qeverisë botërore të futbollit.

Lajmin e njoftoi sot vetë Blateri në një konferencë për mediat në Zyrih, ndërsa bëri të ditur se do të organizojë një konferencë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kreut të ri.

“Mandati im duket që nuk ka mbështetjen e të gjithëve. Jam shumë i lidhur me FIFA-n dhe interesat e saj janë të rëndësishme për mua dhe kjo është arsyeja që unë kam marrë këtë vendim. Do doja të falënderoja të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë në mënyrë konstruktive dhe besnike si president i FIFA-s”, tha Blater para mediave.

Deri në zgjedhjen e presidentit të ri FIFA do të vazhdojë të drejtohet nga zvicerani. Blater njoftoi gjithashtu një nisjen e një programi të rëndësishëm për reformimin e organizatës.

Pritet që zgjedhjet e reja të mbahen pas katër muajve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.