Ekonomia

Blerjet online, si të marrësh dërgesën shpejt dhe pa pagesa shtesë

Vendimi i papritur i qeverisë për uljen e kufirit të pataksueshëm të blerjeve online në 22 euro, rreth një muaj më parë, i gjeti konsumatorët të papërgatitur dhe të painformuar. Kalvari i procedurave burokratike doganore që duhet të kalohen, shpesh bëhet i stërmundimshëm.
Megjithatë, i gjithë procesi mund të thjeshtohet, kostot të reduktohen dhe mbi të gjitha, nuk humbisni kohë dhe as ditën e punës.
United Transport sh.p.k, si kontraktor i autorizuar shërbimi për UPS në Shqipëri, ofron shërbim postar ekspres derë më derë, që nënkupton se brenda 48 orësh nga momenti i nisjes, dërgesa mbërrin në destinacion, dhe pas përfundimit të procedurave doganore, dërgesa dorëzohet në adresën e klientit, pa pagesë shtesë.
Drejtuesit e kësaj kompanie, me përvojë të gjatë në Shqipëri, thonë se për të gjitha blerjet online, kur klientët zgjedhin si transportues UPS, ata mbështeten me një strukturë shërbimi eficiente dhe të konsoliduar.
“Sapo pakoja mbërrin në Doganën e Aeroportit të Rinasit, për dërgesat me vlerë mbi 22 euro, klienti lajmërohet përmes telefonit dhe postës elektronike për vlerën e zhdoganimit të mallit. Kjo vlerë duhet të paguhet në bankë për llogari të Doganës së Rinasit (Kujdes! Taksa e thjeshtuar për individët është 22.4% e vlerës së deklaruar të mallit + vlerën e transportit). Klienti, mandatin e bankës së bashku me ID e vet, mjafton t’i dërgojë elektronikisht te kontakti i përcaktuar dhe më pas UPS kujdeset që të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm për zhdoganimin e dërgesës. I gjithë dokumentacioni doganor dhe magazinues i bashkëngjiten dërgesës dhe i dorëzohen klientit në adresën e përcaktuar”, bëjnë të ditur drejtuesit e kompanisë United Transport sh.p.k.
Ata thonë se klienti, në çdo kohë, do të jetë në dijeni të vendndodhjes së dërgesës, pasi rrugëtimi mund të gjurmohet online nëpërmjet kompjuterit në adresën elektronike www.ups.com/albania ose përmes telefonave inteligjentë, me anë të programit “UPS Mobile”.
Në këtë mënyrë, përmes shërbimit “UPS Express”, klienti shmang pritjet e gjata dhe të pakëndshme në radhë, kryerjen e të gjitha procedurave personalisht, koston e transportit për të tërhequr vetë dërgesën dhe mbi të gjitha, kursen kohë.
“Qëllimi ynë është t’u ofrojmë klientëve sa më tepër komoditet dhe kontroll mbi dërgesat e tyre, duke krijuar vlera përtej çmimit”, thonë drejtuesit e UPS në Shqipëri.
Ndërsa, edhe Posta Shqiptare, përmes një marrëveshje me Doganën ka bërë të mundur që qytetari të paraqitet në zyrën postare qendër të filialit/degës me Kartën e Identitetit (ID), ku do të kryejë procedurën përkatëse, duke pasur mundësinë që të realizojë edhe pagesën e detyrimit në sportelet e Postës Shqiptare, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Veprimet e plotësimit të deklaratës së thjeshtuar doganore do të kryhen nga agjenti doganor i Postës dhe dokumentacioni i plotësuar do të vijohet për në Doganë. Më pas, me objektin postar, vijohet në zyrën postare të qytetit ku banon qytetari.
Në fund të muajit korrik, qeveria vendosi që të ulë kufirin e blerjeve online që u nënshtroheshin detyrimeve doganore.
Përpara kësaj periudhe, dërgesat online deri në 145 euro nuk kishin nevojë për zhdoganim dhe posta ta sillte mallin direkt e në shtëpi.
Kur vendimi i qeverisë hyri në fuqi, për blerjet elektronike me vlerë mbi 22 euro, detyrimet përfshijnë: TVSH-në 20% dhe taksën doganore 2.4%, në total 22.4%.
Punonjësit e postave pohojnë se shuma e blerjeve luhatet nga 100 në 900 euro, por pjesa më e madhe e pakove, mbi 75% të tyre, kanë një vlerë rreth 100 euro. Këto pako tashmë kushtojnë 22.4 euro më shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button