☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,148 ▲ +0.34% ETH $2,036 ▲ +1.26% XRP $1.3517 ▲ +0.97% SOL $83.3100 ▲ +0.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Bllokimi i lejeve të ndërtimit, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama për bllokimin e lejeve të ndërtimit.

Gjykata-KushtetueseNë një njoftim të këtij institucioni, thuhet se pas mbledhjes së gjyqtarëve është vendosur shfuqizimi i vendimit të KKT-së, i marrë më 22 gusht të vitit të kaluar.

“Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi vendimet e palës kërkuese, prapësimet e subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 15.01.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr 8.577, datë 10.02.2000, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, vendosi: “Pranimin pjesërisht të kërkesës: “shfuqizimin e vendimit nr 1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit, “Për Harmonizimin e Instrumenteve të Planifikimit Vendor në funksion të ndarjes së re Administrativo-Territoriale”, – lexohet në njoftimin për shtyp.

Ky vendim, sipas kryeministrit parandalonte rrënimin e mëtejshëm të territorit, ndërsa shtoi se lejet e dhëna deri më sot nuk do pezullohen, por do të verifikohet ligjshmëria e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.