☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,548 ▼0.89%
DOW 45,756 ▼0.58%
NASDAQ 21,813 ▼1.26%
NAFTA 96.78 ▲1.29%
ARI 4,576 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,731 ▲ +0.36% ETH $2,129 ▲ +0.36% XRP $1.4366 ▼ -0.53% SOL $88.9400 ▲ +0.81%
S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 % S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Blushi: Edi Rama po grabit mandatin e kryetarit të Partisë Socialiste

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi tha se po shkohet në një kongres ku nuk zgjidhet kryetari i partisë. Sipas tij, Partia Socialiste ka 7 vjet që nuk bën zgjedhje. Pavarësisht kësaj, Blushi thotë se nuk do të tërhiqet nga gara, nëse do të ketë një të tillë.

Do të behën zgjedhje për kryetar organizate, për kryetar partie nëpër rrethe e bashki, për delegatët e rinj dhe për një asamble të re. I vetmi njeri që nuk do të zgjidhet, ai është kryetari aktual i Partisë Socialiste. Po shkojmë në një kongres ku nuk zgjidhet kryetari i partisë. Edi Rama sot nuk foli. Një njeri që pretendon se ka bërë kaq shumë reforma, si ajo territoriale, reforma në arsim, reforma ne pensione, në energji, përse ka frikë të zgjidhe.

Sipas rregullit në çdo 4 vjet, Partia Socialiste mblidhet për  të zgjedhur kryetarin. Ky është një mandat i grabitur, me të cilin nuk mund të pajtohem. Vendimi i tyre është absurd. Është njësoj, sikur ata të thonë, meqë kemi 94 vota në Kuvend, të vendosim që të mos zhvillohen zgjedhje elektorale në 2017.

Kjo nuk mund të bëhet, sepse ka rregulla. E njëjta gjë është edhe në Partinë Socialiste, ku ai nuk duhet të vendosë për të mos zhvilluar zgjedhje.  Ka një dokument,  që është statusi i Partisë Socialiste. Nuk do ketë asamble, sepse mjafton që ajo është bërë në korrik të vitit të kaluar.  Jam në garë, në qoftë se ka garë. Çdo kush që garon, duhet të marrë çmimin e tij, nëse ka garë të lirë. Kapriçoja e Ramës po kthehet në normë politike”, tha Blushi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.