🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,738 ▲0.57%
DOW 47,179 ▲0.49%
NASDAQ 22,512 ▲0.61%
NAFTA 94.39 ▲2.09%
ARI 5,023 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,833 ▼ -0.2% ETH $2,332 ▲ +1.78% XRP $1.5054 ▲ +1.16% SOL $94.1400 ▲ +0.44%
S&P 500 6,738 ▲0.57 % DOW 47,179 ▲0.49 % NASDAQ 22,512 ▲0.61 % NAFTA 94.39 ▲2.09 % ARI 5,023 ▲0.41 % S&P 500 6,738 ▲0.57 % DOW 47,179 ▲0.49 % NASDAQ 22,512 ▲0.61 % NAFTA 94.39 ▲2.09 % ARI 5,023 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Blushi kritikon: Nuk zgjidhet kryetari i PS; Balla: S’është e vërtetë, po shqyrtojmë modalitetet

Punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë risjellë në publik kritikat e Ben Blushit, jo vetëm për mënyrën e drejtimit të partisë, por edhe për drejtimin e vendit.

Blushi ka kërkuar në Asamble vendosjen në program edhe të zgjedhjes së kryetarit.

“Jemi në një parti ku gjithkush zgjidhet, por kryetari i partisë jo. Kryetari mori një mandat të përhershëm, shpresoj të mos jetë i përjetshëm. Mandati i kryetarit të partisë ka skaduar në 2013, është për të qeshur dhe qarë. Është partia më unike në planet që zgjedh çdo gjë, vetëm kryetarin jo”, tha Blushi.

Deputeti socialist pati kritika edhe për qeverisjen e vendit, sidomos sa i përket ekonomisë.

“Besoja që kjo Asamble do të kishte arsye për të bërë një debat për Ekonominë, është rritur papunësia, arsyet për emigracionin, borxhi është shumë i lartë, korrupsioni është rritur, taksat janë bërë më të vështira. Besoja që te kjo Asamble do të kishim arsye për të folur për këtë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse rrezikon përjashtimin nga partia me deklaratat që po bën, Blushi tha se ajo që po kërkon janë vetëm zgjedhje, dhe nëse partia vendos ta përjashtojë për këtë fakt, atëherë e mirëpret atë.

Pretendimet e Ben Blushit i hodhi poshtë pak sekonda më vonë deputeti Taulant Balla, pjesë e Grupit të Punës për Zgjedhjet brenda PS-së.

“Nuk është e vërtetë që nuk bëhen zgjedhje sepse ne jemi të detyruar për edhe shkak të anëtarësisë që kemi tek euro-socialistët që të zhvillojmë zgjedhjet dhe ne aktualisht po shqyrtojmë modalitetet e zgjedhjes së kryetarit”, tha Balla.

Për Ballën, mandati i Ramës në krye të PS-së u konfirmua nga vota popullore.

“Mandati i kryetarit është një mandat i konfirmuar për shkak të votës popullore”, tha Balla duke premtuar se libri i rregllave të PS do të jetë shumë i qartë për funksionimin e strukturave.

“Është një gënjeshtër të thuhet se nuk ka zgjedhje në PS. Sot PS i ka hapur rrugë një procesi ku të gjitha organet drejtuese do të hyjnë në një proces zgjedhor”, shtoi Balla.

Sa i përket kritikave të Blushit për ekonominë, atyre u dha përgjigje ministri Arben Ahmetaj.

“Sa i takon ekonomisë, një nga arsyet e fitores së 21 Qershorit është ekonomia. Më vjen keq që Blushi iu referua sikur ekonomia ishte në rënie. Për këtë ka statistika përballë qëndrime emocionale”, tha Ahmetaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.