Politika

Blushi: PS në moment kritik, ka ardhur koha për zgjedhje në parti

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi nuk i ka kursyer as kësaj radhe kritikat në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së funksionimit të PS-së. Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist Ben Blushi ka thënë për mediat se PS është në një moment kritik dhe që prej vitit 2009 në parti nuk bëhen zgjedhje.

“Zgjedhje në PS duhet të ketë. PS është në një moment kritik sot. Ekonomia është keq, papunësia është rritur, koalicioni jonë nuk është shumë stabël, është e domosdoshme që partia të ketë mundësi të flasë dh zgjedhje për kryetarin e partisë. Kryetari i PS është ndoshta i vetmi që ka një mandat 7-vjeçar, dhe po shkon drejt një mandati të përhershëm. Nuk ka mandat të përhershëm. Në çdo parti ka zgjedhje njëherë në katër vjet apo dy vjet. Një parti që nuk bën zgjedhje ka raport të vështirë për veten dhe ata që ka zgjedhur”, tha Blushi.

Ai deklaroi se PS-ja po trajtohet si biznes privat, duke shtuar se rilindja ka vdekur.

“Nuk ka ardhur koha që PS ta japim me koncesion, është herët për ta dhënë me koncesion. Sot pati anëtarë të grupit parlamentar që kërkuan të ketë analizë të qeverisë’, tha Blushi.

“Ka zona në Shqipëri ku deputetë fatkeqësisht të PS-së shkojnë dhe emërojnë njerëz pa zgjedhje, caktojnë njerëz sikur të kenë biznes privat se kush do të jetë delegat, kush do marrë pjesë në Kongres, kush është anëtar partie dhe kush jo, – deklaron më tej Blushi. – Ky nuk është biznes privat nuk ka ardhur koha që PS-në ta japim me koncesion. Jemi shumë herët. Në zona të caktuara PS po jepet me koncesion, po trajtohet si biznes privat. Por jo e gjithë PS mund të jetë biznes privat”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button