🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,433 ▲1.41%
DOW 45,737 ▲1.15%
NASDAQ 21,178 ▲1.84%
NAFTA 104.29 ▲1.37%
ARI 4,629 ▲1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,246 ▼ -0.54% ETH $2,075 ▲ +0.29% XRP $1.3266 ▼ -1.1% SOL $81.5300 ▼ -3.17%
S&P 500 6,433 ▲1.41 % DOW 45,737 ▲1.15 % NASDAQ 21,178 ▲1.84 % NAFTA 104.29 ▲1.37 % ARI 4,629 ▲1.57 % S&P 500 6,433 ▲1.41 % DOW 45,737 ▲1.15 % NASDAQ 21,178 ▲1.84 % NAFTA 104.29 ▲1.37 % ARI 4,629 ▲1.57 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Blushi, thirrje Metës e Bashës: Mocion mosbesimi kundër Ramës

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi propozon që opozita dhe LSI të kërkojnë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Edi Rama, sepse votat e nevojshme për ta bërë këtë gjë i kanë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi shpreh gatishmërinë që të votojë pro këtij propozim dhe kështu, kërkesa e opozitës për qeveri teknike plotësohet dhe zgjedhjet zhvillohen.

“Nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje pa Qeveri tjetër dhe LSI thotë se nuk hyn në zgjedhje pa Partinë Demokratike atëherë ka një zgjidhje që zgjedhjet të mbahen dhe PD bashkë me LSI të hyjnë në zgjedhje në 18 qershor. Rilindja nuk ka më shumë se 60 mandate sot në parlament që do të thotë se gjithë partitë e tjera bëjnë të paktën 80 mandate.

Pra nëse PD ka interes të nxjerrë Rilindjen nga Qeveria dhe LSI ka interes të nxjerri PD nga çadra,janë votat për mocion mosbesimi kundër Edi Ramës. LIBRA do pranonte të rrëzonte Qeverinë për të ngritur Drejtësinë. Nëse PD do pranonte ta kalonte reformën në drejtësi dhe LSI do pranonte të bashkohej në një mocion kundër Edi Ramës, dy votat LIBRA do ishin pro në këtë rast.

Kjo është e vetmja rrugë ligjore, kushtetuese, politike dhe e mbetur për të krijuar një Qeveri Tjetër, për të garantuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për të kaluar vettingun njëkohësisht.

E ftoj Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në mocion. Jemi 80 kundër 60. Këto numra mund të zgjidhnin Presidentin në dy raundet e mbetura,mund të bënin ndryshimet që OSBE ka parashikuar në Kodin Zgjedhor dhe natyrisht të garantonin një Qeveri teknike deri ditën e zgjedhjeve. Unë do votoja çdo Kryeministër teknokrat që nuk do ishte as rilindas dhe as demokrat dhe çdo president dinjitoz që do ishte njëkohësisht patriot dhe demokrat”, shprehet Blushi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.