☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.66 ▲0.42%
ARI 4,862 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,048 ▼ -0.71% ETH $2,316 ▼ -1.4% XRP $1.3582 ▼ -1.11% SOL $83.5000 ▼ -3.05%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.66 ▲0.42 % ARI 4,862 ▲0.25 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.66 ▲0.42 % ARI 4,862 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Blutë” e detit, “Delta Force”, 24 orë kontroll përgjatë brigjeve shqiptare

Njësia e “Delta Force” është në gatishmëri 24 orë në 24, për  ndihmuar pushuesi si në tokë edhe në det, ku gjatë sezonit turistik nuk mungojnë incidentet apo emergjenca të ndryshme.

“Rast klasik ishin dy mjete të parkuara pranë vendit të quajtur “Jonufra”. Për shkak të kohës së keqe dhe pamundësisë së pronarëve të mjeteve lundruese për t’i lëvizur, pasi pati një ndryshim të menjëhershëm të motit, ato u përmbysën. Ne morëm sinjalin se aty mund të kishte edhe njerëz që kërkon ndihmë dhe në kohë rekord u arrit të shkohej në vendin e ngjarjes”, shprehe Albert Nushi, shef i njësisë “Delta Force”.

Në repartin e “Delta Force” të bie në sy edhe një grup i “Guarda di Finanza”-s italiane. Ata patrullojnë herë pas herë me mjetet e tyre, por të shoqëruar nga një efektiv shqiptar në bazë të marrëveshjes dhe procedurave përkatëse. Ata thonë se kanë  bashkëpunim të shumë të mirë me palën shqiptare.

Këtë vit në bregdetin e jugut janë ngritur edhe disa stacione policore të përkohshme, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit.

“Është ndarë bregdeti në 10 zona, të cilat funksionojnë si minikomisariate duke marrë të dyja drejtoritë detyrime. Nga fillimi i sezonit deri më sot kemi 19 gjoba, mjete të bllokuara dhe sekuestruara. Njëkohësisht 25 raste me 48 persona që kemi dhënë ndihmë të pushuesve në det”, thotë Gëzim Zhupaj, drejtor për kufirin dhe migracionin, Vlorë.

Të gjitha veprimet e Policisë Kufitare dhe njësisë “Delta Force” për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në rase emergjencash koordinohen në bashkëpunim edhe më qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.