roze

Boateng dhe Melissa, shijojnë pushimet

Ish-lojtari i Schalke, Kevin-Prince Boateng është duke shijuar pushimet e tij, bashkë me bashkëshorten Melissa Satter dhe djalin e tyre njëvjeçar, Maddox. Familja e 28-vjeçarit është duke qëndruar në Porto Cervo, Sardina.

Fotot e fundit tregojnë se familja është shumë e lumtur, sidomos çifti i cili nuk ka kursyer puthjet në plazh. Melissa dukej në formë të mirë me bikinet e saj dy ngjyrëshe.

Për një moment, kur Melissa dhe Boateng ishin duke u freskuar në deti, futbollisti ka ngritur bashkëshorten e tij dhe e ka gjuajtur në ujë sërish. Që ata janë duke kaluar pushime të bukura, e ka shprehur edhe Satter në Twitter.

“Pushime me familjen, nuk ka gjë më të mirë”, ka shkruar ajo në këtë rrjet social. Melisa dhe Princ janë në lidhje që nga tetori i vitit 2011, ndërsa në korrik të vitit 2012 ata u martuan.

Në vitin 2012, Melissa u tregua shumë e sinqertë kur tregoi se përse Boateng, që atëkohë aktivizohej me Milanin, ishte në një formë të dobët, duke kaluar një sezon me shumë dëmtime.

“Arsyeja pse Boateng është i dëmtuar është sepse ne kemi marrëdhënie seksuale gjashtë, shtatë deri në dhjetë herë në javë”, kishte thënë ajo, duke treguar edhe pozicionin që i pëlqen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button