☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,855 ▼ -3.19% ETH $2,186 ▼ -3.42% XRP $1.3270 ▼ -2.08% SOL $81.7800 ▼ -3.89%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

“Bombat” japin rezultat

Prokuroria e Maqedonisë thyen heshtjen lidhur me bombat e opozitës. Nga ky Institucion njoftuan se kanë marrë në pyetje ish-drejtorin e Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK) Sasho Mijallkov, kryeshefin e së njëjtës Drejtori Goran Gruevski, si dhe të punësuar tjerë në DSK dhe në MPB.

Prokuroria njoftoi se tashmë është ngritur procedurë për të gjitha ngjarjet dhe se kanë ndërmarrë të gjitha mjetet e nevojshme për të vërtetuar nëse ekzistojnë elemente për kryerje të veprës penale dhe të vërtetohet përgjegjësia penale eventuale dhe më pas të veprohet në mënyrë të paanshme dhe profesionale.

Nga prokuroria njoftojnë se lidhur me përgjimin e supozuar të paligjshëm të personave Zoran Zaev, Radmilla Shekerinska, Tito Petkovski, Andrej Zhernovski, Oliver Spasovski dhe Stevo Pendarovski, është hapur lëndë mbi të cilën në mënyrë aktive punon prokuror kompetent. Nga Prokuroria njoftojnë se të njëjtit në cilësinë e parashtruesit të padisë janë marrë në pyetje.

“Janë marrë në pyetje edhe të paraqiturit Sasho Mijallkov, ish drejtor i DSK-së dhe Goran Gruevski, kryeshef i të njëjtës drejtori. Janë marrë në pyetje edhe përfaqësues të MPB-së dhe tre perso na të punësuar në DSK – sektori për mbështetje operative dhe teknike të operacioneve”, njoftojnë nga Prokuroria publike.

Nga Prokuroria njoftojë gjithashtu se kanë hapur lëndë edhe për bisedat telefonike nga muaji qershor i vitit 2011 mes Gordana Jankullovskës, në atë kohë ministre e brendshme dhe Martin Protugjerit, shef i kabinetit të kryeministrit për largimin gjoja nga puna të më shumë personave të punësuar në MPB dhe në Institucione tjera shtetërore për shkak të përkatësisë së tyre politike.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Prokuroria ka hapur lëndë edhe për vepra tjera të cilat përmenden në bombat e opozitës, ndër të cilat janë edhe biseda mes Mile Janakievskit dhe Nikolla Todorovit për gjoja ndalimin e ashensorëve në Komunën Qendër ditën e votimit, zgjedhjet në këtë Komunë, pastaj për pagesën e biletave të udhëtimit me aeroplan për mërgimtarët që do të votojnë, prishja gjoja e paligjshme e objektit Ko smos, biseda mes Bedredin Ibrahimit dhe Menduh Thaçit, maltretimi gjoja i të dënuarit Lube Boshkovski dhe të tjera.

Bombat e para të opozitës u publikuan në shkurt të këtij viti. Deri tani janë publikuar gjithsej 38 bomba. Sipas marrëveshjes politike të Përzhinos, përmbajtjen e bombave të publikuara deri tani duhet ta hetojë prokuroi special i cili duhet të zgjidhet me kompromis më së voni deri më 15 shtator. Opozita ka paralajmëruar se pjesën tjetër të bombave që nuk e ka publikuar do t’ia dorëzojë prokurorit special.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.