Bono thesari- Shiten me ankand 14,9 miliardë lekë
Banka e Shqipërisë zhvilloi të martën ankandin për shitjen e bonove të thesarit me maturim 3 dhe 12 mujor në shumën e 14.9 miliardë lekëve.
Sipas rezultateve të ankandit, për bonot 12 mujore, shuma e kërkuar për shitje ishte 11 miliardë lekë. Pothuajse e gjithë shuma u sigurua, ndërsa yield-I (interesi) mesatar i ponderuar zbriti në 3.57%, nga 3.6% që ishte në ankandin e mëparshëm.
Për bonot 3 mujore shuma e pranuar ishte 3.9 miliardë lekë, nga 5.4 miliardë lekë që ishte kërkesa. Yieldi mesatar i pranuar ishte 3.09%, nga 3.17% në ankandin e mëparshëm.
Referuar të dhënave, intersi i bonove në këtë ankand shënoi rënie kundrejt ankandit të mëparshëm duke reflektuar politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, e cila ka ulur gjashte herë normat e interesit gjatë dy viteve të fundit, në nivel minimum historik prej 2%.