☁️
Tiranë 10°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,634 ▼1.22%
DOW 46,245 ▼1.59%
NASDAQ 22,194 ▼1.27%
NAFTA 96.97 ▲1.51%
ARI 4,853 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,134 ▼ -4.74% ETH $2,192 ▼ -5.88% XRP $1.4551 ▼ -5.37% SOL $89.7700 ▼ -5.54%
S&P 500 6,634 ▼1.22 % DOW 46,245 ▼1.59 % NASDAQ 22,194 ▼1.27 % NAFTA 96.97 ▲1.51 % ARI 4,853 ▼3.1 % S&P 500 6,634 ▼1.22 % DOW 46,245 ▼1.59 % NASDAQ 22,194 ▼1.27 % NAFTA 96.97 ▲1.51 % ARI 4,853 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Borchardt: KQZ të garantojë vëzhgim të plotë të procesit të numërimit të votave

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri , ambasadori Bernd Borchardt mori pjesë në Konferencën Zgjedhore mbatjur sot në Tiranë me temë: “Vëzhgimi i numërimit të votave nga vëzhguesit vendorë. Kuadri ligjor aktual dhe praktikat më të mira për zbatimin e tij.” Gjatë fjalës së tij Borchardt tha se OSBE-ja e mbështet fuqishëm pjesëmarrjen qytetare në proceset demokratike – vëzhgimi i zgjedhjeve është një prej shumë aspekteve të këtyre proceseve.

“Vëzhguesit zgjedhorë janë sytë dhe veshët e publikut në proceset zgjedhore, rojtarët e vërtetë që ndihmojnë në frenimin e mashtrimeve zgjedhore dhe në identifikimin e parregullsive të procesit dhe që me vlerësimin e tyre përfundimtar rezultojnë në fund të jenë zëri i qytetarëve. Por, për ta arritur këtë, vëzhgimi i zgjedhjeve duhet të jetë vërtet i pavarur, i paanshëm dhe profesional. Ne, në OSBE, besojmë fort se “prania e vëzhguesve, si atyre të huaj dhe vendas, mund ta përmirësojë procesin zgjedhor” dhe pikërisht për këtë arsye i është ngarkuar ky rol i rëndësishëm ODIHR-it qysh prej vitit 1996.

Vlen të theksohet edhe se një nga rekomandimet kryesore të Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës ishte se planvendosja e Vendeve të Numërimit të Fletëve të Votimit duhet t’u japë mundësi vëzhguesve të ndjekin si duhet të gjitha aspektet e numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultateve.

Ne e nxisim KQZ-në të marrë të gjithë hapat e nevojshëm për zgjedhjet e 25 qershorit për të garantuar një vëzhgim të plotë të procesit të numërimit.

Si Prezencë e OSBE-së, ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje KQZ-së dhe organizatave të shoqërisë civile në përpjekjet tuaja për të garantuar hedhjen, numërimin dhe raportimin me ndershmëri të votës”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.