🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,521 ▼ -1.86% ETH $2,206 ▼ -1.57% XRP $1.3325 ▼ -1.14% SOL $82.2500 ▼ -2.11%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Borrell: Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e planit evropian

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes te 27 shkurtit për normalizim e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Pas rreth 12 orë bisedimesh që i cilësoi të vështira, zoti Borrell tha se palët janë pajtuar të respektojnë të gjitha pikat e planit evropian për të cilin janë pajtuar që më 27 shkurt në Bruksel.

“Për zbatimin e nenit 7 të planit, Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë bisedimet për të siguruar një shkallë të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës”, tha zoti Borrell. Palët tha ai, janë pajtuar po ashtu që çështja e të zhdukurve të trajtohet menjëherë. Zoti Borrell tha se marrëveshja do të jetë pjesë e procesit të integrimeve të të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

“Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje, kemi një pajtim mbi atë se si do të bëhet”, është shprehur Borrell, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se synimi i sotëm ishte që Kosova e Serbia të pajtoheshin me atë se si të implementohej marrëveshja e pranuar më 27 shkurt, por sipas tij, çështja ishte se si të zbatohej, çfarë duhet bërë e deri kur duhet bërë.

“Shpesh thuhet se djalli qëndron në detaje, por nganjëherë djalli qëndron në kalendar. Kemi diskutuar për mbi 12 orë dhe kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje, kemi një pajtim mbi atë se si do të bëhet”, është shprehur Borrell. /VOA/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.